LAJMI I FUNDIT:

Po shkëlqen te Argjentina në këtë Botëror – Liverpooli raportohet se ka paramarrëveshje me Enzo Fernandez

Po shkëlqen te Argjentina në këtë Botëror – Liverpooli raportohet se ka paramarrëveshje me Enzo Fernandez

Liverpool raportohet se ka siguruar një marrëveshje para-kontraktuale me mesfushorin e Benficas dhe yllin argjentinas Enzo Fernandez.

Ai është duke shkëlqyer në Kampionatin Botëror, ku shënoi një gol të shkëlqyer në fitoren 2-0 të Argjentinës ndaj Meksikës gjatë fazës së grupeve.


Fernandez kryesisht luan në bazën e një mesfushe me tre lojtarë për Argjentinën, ndërsa është paraqitur edhe në formacionin 4-2-3-1 të Benficas. Ai njihet më shumë për teknikën dhe diapazonin e tij të pasimeve sesa për aftësinë e tij në goditje, me sensin e tij pozicional dhe ndërgjegjësimin taktik të vlerësuar shumë.

Enzo Fernandez ka shkëlqyer për Benfikën dhe Argjentinën këtë sezon

Raportimet nga mediat si Record dhe Diario AS bëjnë të ditur se lojtari ka arritur një paramarrëveshje me Reds.

Megjithatë, të dyja mediat citojnë se ato raportimet dolën nga një medium tjetër – pa e pretenduar asnjërën si raportim.

Liverpooli po i jep përparësi nënshkrimit të një mesfushori qendror verën e ardhshme pasi humbi Aurelien Tchouameni – i cili iu bashkua Real Madridit nga Monaco– dhe po monitoron situatën e mesfushorit të Borussia Dortmundit, Jude Bellingham , i cili po ndiqet nga një mori top klubesh.

Fernandez iu bashkua Benficas vetëm gjatë verës në një marrëveshje me vlerë 10 milionë euro plus 8 milionë euro shtesë nga gjiganti argjentinas River Plate. Klubi i Lisbonës ka futur një klauzolë lirimi prej 110 milionë euro në kontratën e tij, që do të thotë se çdo klub do të duhet të shpenzojë shumë për të siguruar nënshkrimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori