LAJMI I FUNDIT:

Njëzet vjet më vonë – aktori i “EastEnders” Jack Ryder nuk njihet nga transformimi që ka bërë

Njëzet vjet më vonë – aktori i “EastEnders” Jack Ryder nuk njihet nga transformimi që ka bërë

Fansat e “EastEnders” kanë mbetur të tronditur nga mënyra se si duket ndryshe ish-anëtari i kastit, Jack Ryder, sot, 24 vjet pasi u shfaq për herë të parë në këtë dramë.

Aktori – i cili ishte i njohur për pamjen e tij magjepsëse – bëri debutimin e tij në Albert Square në nëntor 1998 në moshën 17 vjeçare, përpara se të largohej nga seriali i BBC-së në dhjetor 2022.


Jack tani është 41 vjeç dhe ai ka transformuar imazhin e tij që nga skenat e fundit në Walford, ku personazhi i tij u vra tragjikisht në një aksident me makinë.

Teksa së fundmi bëri një paraqitje në Instagram, Jack filloi të komentohej në masë të madhe për transformimin drastik.

Ai shihej i veshur me një këmishë me katrore të zezë me të kuqe, me flokët e thinjur në një stil krejtësisht ndryshe.

Jack, i cili më parë ishte i martuar me ish-konkurrenten e “Strictly Come Dancing”, Kym Marsh, mbante një stil unik.

Krahas komenteve për ndryshim, ai mori edhe mesazhe komplimentuese duke përfshirë një ku shkruhej: “Mendoj se dukesh shkëlqyeshëm, Jack të gjithë ne po plakemi, më kujtohet pamja jote e bukur djaloshare”.

“Të uroj shëndet të mirë dhe shpresoj se keni bërë gjëra që ju bëjnë të lumtur”.

Ndërsa dikush tjetër thjesht ndau: “Mendoj se je akoma i pashëm”.

Në fillim të këtij viti, Ryder nderoi personazhin e tij të “EastEnders”, Jamie, duke ndarë një foto të tij duke qëndruar në sheshin Albert në faqen e tij në Instagram për të shënuar 20 vjetorin që u largua nga shfaqja.

Ai shkroi: “Ky vit shënon 20 vjet që kur u largova nga Eastenders. I detyrohem shumë njerëzve atje që më dhanë një mundësi të tillë në një moshë kaq të re”.

“Kur me të vërtetë mendoj prapa, gjithçka që jam dhe bëj ka lindur nga ajo përvojë. Kishte kohë të vështir. Kohë sfiduese. Por kurrë në atë set me ata njerëz të mrekullueshëm. Do të jem përgjithmonë mirënjohës”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Magazina
Kalo në kategori