LAJMI I FUNDIT:

Kompletohen të gjitha çiftet, na presin ndeshje të zjarrta në 1/8 e finales në Kupën e Botës

Kompletohen të gjitha çiftet, na presin ndeshje të zjarrta në 1/8 e finales në Kupën e Botës

Ka përfunduar faza e grupeve në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, ku tanimë janë mësuar emrat e 16 Kombëtareve që kanë kaluar tutje.

Holanda dhe Senegali kanë kaluar nga Grupi A, Anglia dhe SHBA nga Grupi B, Argjetina dhe Polonia nga Grupi C, Franca dhe Australia nga D, Japonia dhe Spanja nga E, Maroku dhe Kroacia nga F, Brazili dhe Zvicra nga G dhe Portugalia e Korea e Jugut nga H.

Tashmë janë mësuar edhe të gjitha çiftet në 1/8 e finales dhe që nga dita e nesëmre do të zhvillohen sfidat.


Ndeshja e parë e kësaj faze do të luhet tashmë të shtunën, ku do të takohen Holanda dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Argjentina dhe Australia do të luajnë në orën 20:00.

Të dielën na presin dy duele të reja, i pari do të luhet nga Franca dhe Polonia nga ora 16:00 dhe më pas në orën 20:00 në fushë do të dalin futbollistët e Anglisë dhe Senegalit.

Të hënën, Japonia dhe Kroacia takohen në orën 16:00, ndërsa Brazili dhe Koreja e Jugut do të luajnë në mbrëmje.

Finalja e 16-tës përfundon të martën, kur në orën 16:00 do të luajnë Maroku dhe Spanja, dhe këtë fazë të Botërorit në Katar do ta përfundojnë me ndeshje në orën 20:00 nga futbollistët e Portugalisë dhe Zvicrës.

Të gjitha çiftet e 16-të dhe orari i ndeshjeve:
3 dhjetor
Holandë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës (16:00)
Argjentinë – Australi (20:00)
4 dhjetor
Angli – Senegal (16:00)
Francë – Poloni (20:00)
5 dhjetor
Japoni – Kroaci (16:00)
Brazil – Kore e Jugut (20:00)
6 dhjetor
Marok – Spanjë (16:00)
Portugali – Zvicër (20:00). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Paraqitja e parë publike": Vëllai i Michael Schumacher jep përditësimin shëndetësor të legjendës së F1

Formula 1
Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

La Liga
Evra sugjeron klubin e ardhshëm të Pogbës pasi kontrata e tij tek Juventusi do të ndërpritet

Evra sugjeron klubin e ardhshëm të Pogbës pasi kontrata e tij tek Juventusi do të ndërpritet

Ndërkombëtare
Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Portieri i Leeds pranoi një autogol të paprecedentë në sekondën e fundit dhe e përfundoi ndeshjen në lot

Portieri i Leeds pranoi një autogol të paprecedentë në sekondën e fundit dhe e përfundoi ndeshjen në lot

Ligat tjera
Barcelona ra dakord për një marrëveshje me vlerë mbi një miliard euro

Barcelona ra dakord për një marrëveshje me vlerë mbi një miliard euro

La Liga
Kalo në kategori