LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri me fshesë në dorë duke pastruar zhveshtoren – Zvicra me shembull perfekt të pastërtisë

Shaqiri me fshesë në dorë duke pastruar zhveshtoren – Zvicra me shembull perfekt të pastërtisë

Përfaqësuesja e Zvicrës e ka nisur për mrekulli Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, pasi ka marrë një fitore spektakolare 1-0 ndaj Kamerunit.

Zvicëranët kanë marrë tre pikët e para dhe janë në një pozitë të mirë për ta kaluar grupin ku ndodhen së bashku me Kamerunin, Brazilin dhe serbinë.


Por përveç që bën një punë të mirë në fushë ndaj Kamerunit, punë të mirë bën edhe në zhveshtore futbollistët që përfaqësojnë Zvicrën, pasi pastruan gjithë vendin ku qëndruan.

Gazeta e madhe zvicerane Blick ka sjellë fotot ku shihet zhveshtorja e pastër e helvetikëve dhe për të kishin kontribuar edhe futbollistët duke përfshijë yjet si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Yann Sommer e Remo Fleuer.

“Mendoj se është respekt dhe mirësjellje ndaj personave që janë përgjegjës për pastrimin e stadiumeve”, tha Roger Kaspar, menaxheri i pajisjeve të Përfaqësueses së Zvicrës.

“Ka gjithmonë disa futbollistë që na ndihmojnë. Është mirë që kanë këtë ndjeshmëri futbollistët në këtë ekip”, vazhdoi Kaspar.

Xherdan Shaqiri nuk hezitoi të bëj foto me Patrick Abatangelo ku shihet me fshesë në dorë.

Rezultati është i dukshëm, dhoma e zhveshjes është e pastër, gjithçka të palosura dhe sigurisht lëvdata për kulturën e treguar nga yjet tanë dhe shokët e tyre në përfaqësuesen helvetike. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori