LAJMI I FUNDIT:

OBSH jep një paralajmërim – Kievi u thotë banorëve të Khersonit dhe Mykolaivit të çliruar të largohen para se të fillojë dimri

OBSH jep një paralajmërim – Kievi u thotë banorëve të Khersonit dhe Mykolaivit të çliruar të largohen para se të fillojë dimri

Autoritetet ukrainase kanë nisur evakuimin e civilëve nga pjesët e çliruara së fundmi të rajoneve Kherson dhe Mykolaiv, nga frika se mungesa e nxehtësisë, energjisë dhe ujit për shkak të bombardimeve ruse do t’i bëjë kushtet e jetesës shumë të vështira këtë dimër.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ata u kërkuan banorëve të dy rajoneve jugore, të cilat forcat ruse i kanë bombarduar prej muajsh, të lëvizin në zona më të sigurta në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk tha të hënën se qeveria do të sigurojë transport, strehim dhe kujdes mjekësor për ta, me përparësi për gratë me fëmijë, të sëmurët dhe të moshuarit.


Vereshchuk muajin e kaluar u kërkoi qytetarëve që tani jetojnë jashtë vendit që të mos kthehen në Ukrainë për dimër “për të ruajtur energjinë elektrike”.

E zyrtarë të tjerë kanë sugjeruar që banorët në Kiev ose gjetkë që kanë burimet për t’u larguar nga Ukraina për disa muaj, duhet ta bëjnë këtë për të kursyer energji për spitalet dhe objektet e tjera kyçe.

Ndërkohë OBSH dha një paralajmërim të hënën për ndikimin njerëzor të krizës energjetike në Ukrainë.

“Ky dimër do të jetë kërcënues për jetën për miliona njerëz në Ukrainë”, ka thënë drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Dr Hans Henri P. Kluge.

“Sulmet ndaj infrastrukturës shëndetësore dhe energjetike nënkuptojnë se qindra spitale dhe objekte të kujdesit shëndetësor nuk janë më plotësisht funksionale, me mungesë karburanti, ujë dhe energji elektrike”.

Sipas mediave të huaja, temperaturat parashikohet të bien deri në -20C (-4F) në disa zona.

OBSH ka dokumentuar 703 sulme në infrastrukturën shëndetësore që nga fillimi i pushtimit rus.

Javën e kaluar, Rusia goditi më shumë instalime energjetike dhe ndërtesa civile në një nga bombardimet e saj më të rënda ajrore të luftës.

Kjo ka qenë një taktikë ruse e kohëve të fundit pas pengesave në fushën e betejës dhe ndikimi i saj ka filluar të jetë më i mprehtë me fillimin e dimrit.

“Thënë thjesht, ky dimër do të jetë rreth mbijetesës”, citohet të ketë thënë Dr. Kluge në një konferencë shtypi në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Sistemi shëndetësor i Ukrainës “po përballet me ditët e tij më të errëta në luftë deri më tani” dhe zgjidhja më e mirë është që konflikti të përfundojë, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada

Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada

Botë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori