Poezi nga: Charles Bukowski
Përktheu: Fadil Bajraj
dëgjo, tha ajo, duke u shtrirë në shtrat, nuk dua
kurrfarë
intimiteti, ta bëjmë atë punë sa më parë, s`dua të thellohem, a e ke të
qartë?
i flaku këpucët e veta me taka të larta…
s`ka gajle, tha ai, duke qëndruar në këmbë edhe më tej, po shtiremi
gjoja se e kemi bërë atë punë, kjo është më së paku intime apo
jo?
ç`hamam do të thuash? pyeti
dua të them, tha ai, se më parë do të
pija.
dhe ia mbushi vetes kupën.
qe natë idiotike në Vegas, iu afrua dritares
dhe
shikonte jashtë në dritat makalushe.
kushedi, mbase je peder? tha ajo, more mos je ndoshta peder
i hamamtë?
mos u bën vesveselike, tha ai.
ç`hamam ke, tha ajo, vetëm për atë që ke humbur në
rulet – jemi vozitur deri këtu vetëm për t`u dëfryer mirë dhe
ja se çfarë bën ti: vetëm pi, këtë ke mundur ta bësh edhe
në
L. A.!
ke të drejtë, tha ai, më pëlqen të jem intim me këtë
hamam shishe.
dua t`më çosh në shtëpi, tha ajo.
jam në shërbimin tënd, tha ai,
nisemi.
ishte njëra nga ato netët kur asgjë s`qe humbur sepse
asgjë
as që qe gjetur dhe derisa ajo vishej, atij i ra një hije
trishtimi,
jo për veten dhe zonjën, por për miliona të tillë
siç janë ai dhe ajo zonjë
derisa dritat ndizen dhe fiken jashtë, gjithçka aq e
rrejshme dhe dëshpëruese.
ajo qe gati, saora: shkojmë në pidh të s`amës nga këtu,
tha.
s`prish punë, tha ai, dhe dolën s`bashku.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKështu foli Nietzsche: Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet!
Paraqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
Duhet ...
Thënie koreane: Mendjemadhi mendon se qielli është kapelë e tij!
Urrejtja ballkanike: Greku bullgar-ngrënës
Një ”rrënojë” e bukur, një ndërtesë e mrekullueshme: Për Teatrin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë