LAJMI I FUNDIT:

Kundërthënësja Lindsey Lohan rikthehet me një film për festat e fundvitit

Kundërthënësja Lindsey Lohan rikthehet me një film për festat e fundvitit
(Foto: Netflix/Instagram/lindsaylohan)

Filmi i parë i Krishtlindjeve i këtij viti është lansuar në Netflix, ndërsa aktorja kontroverse amerikane dhe ish-ylli i adoleshentëve, Lindsay Lohan, është në rolin kryesor.

Komedia romantike “Falling for Christmas” shënon edhe rikthimin e 36-vjeçares në ekran.


Ngjarja ka të bëjë me një trashëgimtare të llastuar të hotelit, e sapofejuar, e cila pëson një aksident gjatë skijimit. Në këtë proces, ajo humb kujtesën dhe e gjen veten nën kujdesin e pronarit të pashëm të vilës dhe vajzës së tij në ditët para Krishtlindjeve.

Filmi po ngjitet dalëngadalë në trendin e Netflix, megjithatë ka një vlerësim prej 5.6 në IMDb, ndërsa krahas Lindsayt, në këtë film luajnë edhe Chord Overstreet e Jack Wagner.

Si për kujtesë, Lohan është më i njohur për rolet kryesore në ribërjet hit të filmave “The Parent Trap” dhe “Freaky Friday”, si dhe për komedinë adoleshente “Mean Girls” nga viti 2004.

Emri i saj është përcjellë nga skandale të shumta, ndërsa në media kanë qarkulluar lajme lidhur me festat e saja të shthurura me Paris Hilton, raportet e këqija me nënën, marrëdhëniet e stuhishme të dashurisë e të ngjashme.

Aktorja kundërthënëse i mbushte çdo ditë titujt e gazetave me lajme për vjedhje, gjoba që policia i jepte rregullisht për shpejtësi dhe më pas habiti me vendimin e saj të papritur për t’u konvertuar në Islam. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjola

Erjola "shpërthen" në lot: Graciano e ka pasur shtëpinë ngjitur dhe më dëgjonte kur ish-partneri më dhunonte

Magazina
Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Camila Cabellos i shqyhet fustani në 'Met Gala' dhe i ekspozohen të brendshmet

Camila Cabellos i shqyhet fustani në 'Met Gala' dhe i ekspozohen të brendshmet

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Dua Lipa zgjedh Shqipërinë si vendin e preferuar për verën e vitit 2024

Dua Lipa zgjedh Shqipërinë si vendin e preferuar për verën e vitit 2024

Magazina
Kalo në kategori