LAJMI I FUNDIT:

Pique si kapiten duartrokitet nga tifozët në Camp Nou, lojtarët e Barçës e nderojnë të gjithë me emrin e tij në fanellë

Pique si kapiten duartrokitet nga tifozët në Camp Nou, lojtarët e Barçës e nderojnë të gjithë me emrin e tij në fanellë

Mbrojtësi spanjoll. Gerard Pique është duke e luajtur ndeshjen e fundit si lojtar i Barcelonës në stadiumin mitik “Camp Nou”.

Pique befasoi të gjithë botën e futbollit, e në veçanti drejtuesit dhe tifozët e Barcelonës kur te enjten njoftoi pensionimin e parakohshëm.


Spanjolli konfirmoi se do të luajë vetëm edhe një ndeshje, këtë të sotmen (e shtunë) ndaj Almerias, para së të varë ‘këpucët në gozhdë’ si 35-vjeçar.

35-vjeçari u përzgjodh si titullar dhe kapiten i Barcelonës për ndeshjen e sotme ndaj Almerias në kuadër të javës së 13-të në La Liga.

Hyrja e tij në fushën e lojës para ndeshjes, u mirëprit ngrohtë nga të gjithë të pranishmit në Camp Nou, duke e duartrokitur dhe thirrur emrin e tij vazhdimisht.

Ndeshja e fundit si lojtar i Barcelonës u nderua edhe nga bashkëlojtarët të cilit kishin veshur të gjithë nga një fanellë me emrin dhe numrin e tij.

Një legjendë si Pique sigurisht që ia vlen të nderohet në këtë mënyrë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori