E dërgoi për ta pastruar veturën, ia vjedhin revolen ferizajasit dhe të njëjtën ia shesin
Një vjedhje ka ndodhur në Ferizaj, njofton Policia e Kosovës. Sipas policisë një person ka raportuar se teksa kishte dërguar veturën për ta pastruar, dikush i kishte vjedhur një revole.
Pas hetimit të rastit , policia kishte identifikuar personin ku ai ka pranuar se ka vjedhur revolen dhe të njëjtën e ka shitur tek një i mitur në vlerë prej 400 eurosh.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga vetura iu është vjedhur revolja me karikator, dhe 13-fishekë cal-9mm, të cilën e kishte lënë për ta pastruar dhe parkuar në parking, ndërsa çelësat e veturës u kishte lënë punëtorëve të parkingut. Hetuesit policor pas angazhimeve aktive kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacion policor një të dyshuar mashkull kosovar i cili ka pranuar se në veturën e ankuesit e ka marrë revolen dhe e ka shitur tek i dyshuari tjetër mashkull kosovar, i mitur në shumë prej 400 €”.
Pas intervisitimit të të miturit nga policia, i njëjti ka deklaruar se e ka shitur revolen te një shtetas shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ku pastaj ky i fundit kishte deklaruar në polici se e ka fshehur revolen në afërsi të kufirit.
“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka pranuar se e ka blerë revolen nga i mituri në shumë prej 500 € dhe për të njëjtën shumë e ka shitur tek i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë Veriore i cili është arrestuar dhe ka treguar se revolen e ka fshehur në një vend në afërsi të kufirit. Revolja është gjetur dhe në koordinim me prokurorin e shtetit është kthyer tek pronari. Rasti dërgohet në procedurë të rregullt”, njofton policia./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë