LAJMI I FUNDIT:

Sulmi fizik dhe djegia e veturës së policit serb në veri, Prokuroria: Kryerësit janë të panjohur – nuk dihen motivet

Sulmi fizik dhe djegia e veturës së policit serb në veri, Prokuroria: Kryerësit janë të panjohur – nuk dihen motivet

Pjesëtari i Policisë së Kosovës i nacionalitetit serb, D.N ka qenë sot cak i një sulmi në vendin e quajtur Kajkovo të komunës së Leposaviqit.

Persona të panjohur i kanë vënë zjarrin veturës së tij Pasat B5 me targa “KM”.


Lidhur me këtë rast, nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës kanë për të ditur për Telegrafin se ka hapur rast në drejtim të veprës penale “Zjarrvënia”.

Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni ka thënë se kryerësit e kësaj vepre janë të panjohur.

“Prokuroria në bashkëpunim me policinë është duke i hetuar këto raste. Për rastin e datës 26 është hapur rast në drejtim të veprës penale “Zjarrvënia”. Për rastin e datës 26 tetor kryerësit janë të panjohur”, ka thënë Preteni.

I njëjti zyrtar ishte sulmuar fizikisht edhe tre ditë më parë në fshatin Dren të Leposaviqit. Ngjarja ka ndodhur gjatë një manifestimi në një restorant, derisa zyrtari policor ishte jashtë detyrës zyrtare, kishte njoftuar policia.

E për rastin e 22 tetorit 2022, zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni ka thënë për Telegrafin se ende nuk janë arrestuar të dyshuarit.

“Prokuroria në bashkëpunim me policinë është duke i hetuar këto raste, për rastin e datës 22 tetor është hapur rast në drejtim të veprës penale “Sulmi”. Lidhur me këtë rast ende nuk janë arrestuar të dyshuarit”, ka thënë Preteni.

Ai ka shtuar se për të dy rastet në fjalë ende nuk është ndaluar asnjë person dhe se motivet e këtyre rasteve ende nuk dihen.

Kujtojmë se një rast i njëjtë kishte ndodhur edhe më 19 shtator 2022, kur një oficeri serb iu ishte djegur vetura e tij. Kështu kishte njoftuar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili kishe thënë se oficeri po ashtu ishte sulmuar nga disa persona. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori