LAJMI I FUNDIT:

Një zyrtar policor sulmohet në Leposaviq, ishte jashtë detyrës zyrtare

Një zyrtar policor sulmohet në Leposaviq, ishte jashtë detyrës zyrtare
Foto: Ilustrim

Një zyrtar policor, i nacionalitetit serb, është sulmuar fizikisht të shtunën në fshatin Dren të Leposaviqit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një manifestimi në një restorant, derisa zyrtari policor ishte jashtë detyrës zyrtare.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitorivës së Veriut, Besim Hoti.

“Ngjarja ka ndodhur pas mesnate kur zyrtari policor ka qenë jashtë detyrës, pra ka shkuar për të festuar aty si të gjithë të tjerët”, ka thënë Hoti.

Ai ka treguar se lidhur me rastin janë identifikuar tre persona, të cilët dyshohet se kanë qenë nën ndikim të alkoolit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori