Vrasje në tentativë në Mitrovicë, viktima dërgohet për trajtim në QKUK


Një person është arrestuar në Mitrovicën e Jugut nën dyshimin se ka tentuar ta vrasë një tjetër duke e goditur me thikë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 18 korrik 2026, rreth orës 01:20, në rrugën “Artim Jashari”. I dyshuari, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur, ka sulmuar me thikë viktimën.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet si vrasje në tentativë.
Nga
Telegrafi
9 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































