Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj thotë se Serbia si një vend prorus operon me idenë se “sa më shumë territor aq më shumë e mbrojtur do të jetë”, andaj ndodhur përball kësaj ideologjie të një vendi fqinj, ai thekson se integrimi i Kosovës është i domosdoshëm.
Ai thotë se aktualisht Kosova është e interesuar që në një afat rekord të anëtarësohet në Partneritetin për Paqe, për çka kërkon mbështetjen edhe të vendeve mosnjohëse.
Ministri Mehaj duke folur për KosovaPress konsideron se është e rëndësishme që anëtarësimi i Kosovës në organizatat botërore të sigurisë të ndodh sa më shpejt, marrë parasysh edhe situatën e brishtë të sigurisë në botë si pasojë e luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë dhe politikën proruse të Serbisë.
Sipas tij, krahas grupit ndërministror për Partneritet për Paqe që tashmë është themeluar, është e rëndësishme që Bashkimi Evropian dhe NATO të shohin ndryshimet pozitive në Kosovë. Derisa thekson se po i rrisin bashkëpunimet bilaterale me shumë partnerë të tjerë të NATO-s.
“Kosova është e fokusuar në integrimin në NATO sa më shpejt, situata ka ndryshuar gjeopolitikisht, jo vetëm në rajon por në mbarë botën, është shumë me rëndësi që edhe këto katër shtete mosnjohëse të NATO-s ta mbështesin Kosovën në Partneritet për Paqe, pastaj në anëtarësimin e plotë në NATO”, thotë ai.
Derisa thotë se situata e sigurisë në vend është e qetë, ministri Mehaj thotë se janë në bashkëpunim me të gjitha institucionet e sigurisë në vend dhe se Kosova ndan vlerat e veta demokratike me të gjitha vendet perëndimore.
Sipas ministrit Mehaj, Kosova duhet që sa më parë të integrohet edhe në Bashkimin Evropian pasi që kanoset nga poltika serbe se “më shumë territor më lehtë me e mbrojt veten”.
“Në përgjithësi situata në Kosovë është e qetë, jemi në bashkëpunim me të gjitha agjencitë e sigurisë së Kosovës por edhe me KFOR-in… Kosova jo vetëm që i ndan vlerat e veta demokratike sikur aleatët tanë, partnerët në NATO, por anën tjetër shihet Serbia, fqinjët tanë, si nuk i përcjellin normat ndërkombëtare por është e bashkangjitur bashkë me Rusinë. Nuk i ndanë të njëjtat vlera demokratike sikur shtetet e Evropës dhe NATO-s… Si partnerët tanë, edhe shtetet të cilat na kanë mbështetur të jetë Kosova në këtë ditë sot, t’i ngrit Kosova kapacitetet e sigurisë, me të vërtetë të integrohet në Bashkimin Evropian por edhe në NATO sa më shpejt që është e mundshme, jo vetëm si Serbia që ka tensione në stabilizim, sepse ata operojnë sikur rusët, më shumë territor, aq me lehtë më mbrojt vetën, ashtu mendojnë madhësinë e vet”, thotë Mehaj.
Ministri Mehaj potencon interesat qëllimkëqija të Serbisë në Kosovë.
“Serbia kurrë si ka qëllimet e mira për Kosovën në asnjë aspekt, ne shpresojmë se një ditë ata kthehen për të mbarë e të mirë, por pjesa e dialogut e bënë të vetën”, thotë ai.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj apelon të rinjtë që të aplikojnënë rekrutimin e radhës në FSK, derisa bën të ditur se ka ndryshuar kriteri për moshën, nga 23 vjeç sa ishte në 25 vjet./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Analistët: Raportet Kosovë-Shqipëri, ashtu si i do armiku?!
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë