Samsung njoftoi qëndrimin e saj në Android 13 me One UI 5 në konferencën vjetore të saj të Samsung Developer, dhe tani ne i kemi të gjitha detajet për veçoritë më të fundit që do të vijnë tek telefonat Samsung në javët e ardhshme.
Në Këtë konferencë, Samsung konfirmoi se One UI 5 do të jetë i disponueshëm si një përditësim i qëndrueshëm i firmuerit për përdoruesit në javët e ardhshme për flamurët e Galaxy si seritë Galaxy S22, Z Flip4 dhe Z Fold4.
Ajo fillon me një “lock screen” të ridizajnuar i cili tani ju lejon që ta personalizoni sfondin. Një tjetër shtesë kryesore është opsioni i sfondit me video i cili ju lejon juve që të vendosni një video të shkurtër në “lock screen-in” tuaj, përcjell Telegrafi.
Samsung gjithashtu po sjell edhe sugjerime të reja të mençura për mini-aplikacionet dhe aplikacionet duke ofruar sugjerime të bazuara në modelet tuaja të përdorimit. Veçoria e One UI 5, Routines, përmban opsione të reja të njohjes që ndihmojnë në fillimin e automatizmit, raporton GSM Arena.
Bixby Text Call është përgjigjja e Samsung ndaj telefonatave me Google Screen, dhe ju mundëson juve që të pranoni thirrje përmes mesazheve me tekst në ato periudha që ju nuk pëlqeni që të bisedoni me zë.
Kur ju i përgjigjeni një telefonate me Bixby Text Call, personi në anën tjetër të linjës do të njoftohet dhe ju mund të shkruani atë që ju dëshironi që Bixby ta thotë përderisa aplikacioni në fjalë transkripton atë që po e thotë personi tjetër në kohë reale.
Aplikacioni Bixby Text Call veçse është në dispozicion për përdoruesit e Samsung në Korenë Jugore, përderisa versioni në gjuhën Angleze planifikohet që të lansohet në fillim të vitit 2023/
Samsung Gallery tani ju lejon të nxirrni tekst nga imazhet në fotot tuaja.
Në veçoritë e reja përfshihet edhe menyja e re e pajisjeve të lidhura dhe një qendër e re privatësie me panele të privatësisë dhe sigurisë. Samsung gjithashtu shtoi një njoftim të ri në Share Panel, njoftim ky i cili ju paralajmëron juve kur ju tentoni që të shpërndani fotografi me informata të ndjeshme sikurse pasaporta juaj ose kartela e bankës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMë shumë foto që shfaqin dallimet midis iPhone 15 Pro dhe iPhone 16 Pro
Sa pritet të kushtojë unaza Samsung Galaxy
"Askush nga ne nuk do të ketë punë shkaku i AI", Musk tregon se cili skenar duhet të realizohet për të ndodhur
Apple përgatit ekrane që do të riparohen vetë?
Google do të ndërtojë një kabllo me fibër optike për të lidhur Afrikën dhe Australinë
BE e gatshme për rrjetin 5G
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi