LAJMI I FUNDIT:

Orban nuk do të mbështesë pakon e re të sanksioneve nga BE-ja kundër Rusisë

Orban nuk do të mbështesë pakon e re të sanksioneve nga BE-ja kundër Rusisë

Hungaria nuk do të mbështetë pakon e re të sanksioneve evropiane kundër Rusisë, qofshin ato ekskluzivisht sanksione energjetike, ka porositur një zyrtarë i lartë i qeverisë hungareze.

Kujtojmë që dje, zyrtarët e BE-së kanë propozuar pakon e re të sanksioneve kundër Rusisë, që përfshijnë kufizimin e çmimit të naftës ruse dhe kufizime tjera në mallrat nga fusha e teknologjisë informative, transmeton Telegrafi.


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë së qëllimi i sanksioneve të reja është që ta “detyrojë Kremlinin të paguaj” për eskalimin e luftës kundër Ukrainës.

Premtoi që BE-ja do të vendosë kufizime të çmimit të gazit rus, për ta “ndihmuar në zvogëlimin e të hyrave dhe ta mbajë tregun global më të qëndrueshëm”.

Gergely Gulyas, shef i zyrës së kryeministrit hungarez Viktor Orban, tha në mënyrë eksplicite sot se Hungaria kundërshton sanksionet e reja ndaj Rusisë.

“Hungaria tashmë ka bërë shumë për ta ruajtur unitetin evropian, por nëse do të ketë sanksione energjetike në këtë pako, atëherë nuk mund t’i mbështesim”, shtoi Gulyas.

“Jemi në pritje të listës finale të sanksioneve dhe atëherë mund të diskutojmë për to. Hungaria nuk mund t’i mbështesë sanksionet energjetike”, tha ndër tjera i pari i zyrës së Orban. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori