LAJMI I FUNDIT:

Reperi i hitit “Gangsta’s Paradise” Coolio ndërron jetë në moshën 59-vjeçare

Reperi i hitit “Gangsta’s Paradise” Coolio ndërron jetë në moshën 59-vjeçare

Reperi amerikan Coolio, i njohur për hitin ikonik “Gangsta’s Paradise”, ka vdekur në moshën 59-vjeçare.

Muzikanti i famshëm ishte duke vizituar një mik në Los Angeles të mërkurën (28 shtator) kur u gjet i pavetëdijshëm në dyshemenë e një banjoje dhe dyshohet se ai pësoi një arrest kardiak, sipas menaxherit të yllit, Jarez.

Për më tepër, burime të zbatimit të ligjit thanë për TMZ se “asnjë drogë apo pajisje droge nuk u gjet në skenën e vdekjes së Coolio” dhe se “një autopsi dhe test toksikologjik do të përdoret për të përcaktuar një shkak zyrtar të vdekjes”.

Foto: Getty Images

Coolio filloi të bënte muzikë në vitet 1980, por ai forcoi vendin e tij në historinë e hip hopit kur lansoi hitin “Gangsta’s Paradise” në 1995.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Artis Leon Ivey Jr, fitoi një çmim “Grammy” për “Gangsta’s Paradise”, e cila ishte pjesë e kolonës zanore për filmin “Dangerous Minds” me Michelle Pfeiffer.

Foto: GC Images

Kënga vazhdoi të dëgjohej gjerësisht dhe sapo ka kaluar një miliard transmetime në Spotify, sipas faqes së tij zyrtare të internetit.

Gjatë një karriere që përfshin katër dekada, ai regjistroi tetë albume në studio dhe fitoi një çmimi “American Music Award”  dhe tre “MTV Video Music Awards”.

Hitet e tjera të tij përfshijnë: Fantastic Voyage, Rollin’ With My Homies, 1, 2, 3, 4 (Sumpin’ New) dhe Too Hot.

Ai ishte aktiv deri në vdekjen e tij – Coolio ishte në mes të një turneu me yje të tjerë të viteve ’90, duke përfshirë Vanilla Ice dhe Young MC, dhe ata performuan në Teksas vetëm disa ditë më parë.

Reperi la pas vetes gjashtë fëmijët e tij dhe ish-bashkëshorten, Josefa Salina, me të cilën u martua në vitin 1996. Ish-çifti ishin ndarë katër vjet më vonë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Nuk e kisha përjetuar asnjëherë”, Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën: Shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin

“Nuk e kisha përjetuar asnjëherë”, Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën: Shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin

Magazina
Heidi dhe Romeo po shijojnë lidhjen jashtë shtëpisë së BBVA, publikojnë fotografi nga xhakuzi

Heidi dhe Romeo po shijojnë lidhjen jashtë shtëpisë së BBVA, publikojnë fotografi nga xhakuzi

Magazina
Çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito marrin surprizën e veçantë nga fansi

Çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito marrin surprizën e veçantë nga fansi "i zjarrtë” - publikohen fotografitë e tyre në Times Square, New York

Magazina
Rita Ora tregon se pse është kaq punëtore: Kur vjen nga një vend që nuk ka pasur shumë, atëherë mësohesh me etikën e punës

Rita Ora tregon se pse është kaq punëtore: Kur vjen nga një vend që nuk ka pasur shumë, atëherë mësohesh me etikën e punës

Magazina
Stresi flet për 30 mijë eurot që ia kishte premtuar Xhulit në BBVK: Mbaroi duke lypur e askush nuk po i jep një çmim të parë

Stresi flet për 30 mijë eurot që ia kishte premtuar Xhulit në BBVK: Mbaroi duke lypur e askush nuk po i jep një çmim të parë

Magazina

"Gjersa Ronaldo po qante, ti po fotografoje të pasmet e tua", tifozët të ashpër me Georgina Rodriguez pas humbjes së Al Nassr

Magazina
Kalo në kategori