LAJMI I FUNDIT:

Milani me krizë lëndimesh para ndeshjeve të rëndësishme

Milani me krizë lëndimesh para ndeshjeve të rëndësishme
(Foto: SportsMax)

Skuadra e Milanit do të rikthehet në stërvitje pas ndeshjeve të përfaqësueseve, mirëpo ka një krizë lëndimesh para sfidave të rëndësishme ndaj Empolit, Chelseat dhe Juventusit.

Rossonerët u kanë dhënë një ditë shtesë pushim futbollistëve që kthehen nga Liga e Kombeve, para se të marrin pjesë në fushën stërvitore Milanello.


Kjo periudhë nuk ka qenë e këndshme për Stefano Piolin, duke qenë se Mike Maignan do të mungojë një muaj pas lëndimit në kofshë duke luajtur për Francën.

Po ashtu, edhe Theo Hernandez u largua më herët për shkak të një problemi muskulor, megjithatë është duke treguar përmirësim dhe mund të kthehet ndaj Juves ose së paku të jetë në bankën rezervë ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.

(Foto: Football Italia)

Alessandro Florenzi dhe Zlatan Ibrahimovic vazhdojnë të mbesin jashtë fushe që një kohë të gjatë.

Milani tronditet nga ndeshjet e para të Kombëtareve, i lëndohen katër futbollistë
Lexo po ashtu Milani tronditet nga ndeshjet e para të Kombëtareve, i lëndohen katër futbollistë

Lajm i mirë për Piolin është se Sandro Tonali është duke u stërvitur ndaras nga skuadra dhe mund të jetë në dispozicion për sfidën e të shtunës ndaj Empolit.

E njëjta vlen edhe për Ante Rebic e Divock Origi, të cilët kanë luajtur shumë pak këtë sezon për shkak të problemeve me lëndime.

Në ndërkohë, Davide Calabria është duke zhvilluar stërvitje të plota me ekipin pas lëndimit muskulor që pësoi në humbjen nga Napoli në Serie A. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori