LAJMI I FUNDIT:

Xavi po i ‘zhduk’ kapitenët aktualë të Barcelonës – tashmë e ka zgjedhur të ardhshmin

Xavi po i ‘zhduk’ kapitenët aktualë të Barcelonës – tashmë e ka zgjedhur të ardhshmin

Pas sezonit të kaluar, i cili ishte për tu harrua, Barcelona duket si një ekip që është gati për gjëra të mëdha këtë sezon.

Pas gjashtë xhirove të luajtura, katalanasit janë të dytët pas Real Madridit, duke tubuar 16 pikë me një gol-diferencë të frikshme 18:1.


Xavi solli disa lojtarë që i duheshin, para së gjithash e përforcoi sulmin me Robert Lewandowskin.

Trajneri i Barcelonës bëri një sërë ndryshimesh dhe më nuk i sheh në planet e tij legjendat dhe kapitenët aktualë të klubit si Jordi Alba, Gerard Pique dhe Sergi Roberto.

Kapiteni i katërt është Sergio Busquets dhe sipas mediave spanjolle duhet të largohet edhe ai, ndaj katalanasit do të mbeten pa kapiten.

Sipas Sport, Xavi tashmë i ka gati pasardhësit e tyre.

19-vjeçari Pedri duhet të bëhet kapiteni i parë, i cili do të pasohet nga Ronald Araujo, Andre Ter Stegen dhe Robert Lewandowski.

Sport shkruan se Xavi kishte planifikuar të emëronte në mesin e kapitenëve edhe Ousmane Dembele, por drejtuesit e Barcelonës e ndërprenë menjëherë atë plan për shkak të një sërë skandalesh dhe incidentesh të lidhura me sulmuesin francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori