LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Qeveria ka bllokuar investimet kapitale, krizat në vend po gjejnë terren të lirë për shkak të paaftësisë qeverisëse

Krasniqi: Qeveria ka bllokuar investimet kapitale, krizat në vend po gjejnë terren të lirë për shkak të paaftësisë qeverisëse

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se vendi po kalon vit të vështirë dhe do të mbahet mend si vit i depresionit.

Ai tha se krizat në vend po gjejnë terren të lirë për shkak të paaftësisë së kësaj qeverie.

“Kriza ekonomike po vazhdon të varfërojë qytetarët gjithnjë e më shumë…Kjo qeveri më shpejt se do të mund të imagjinonte dikush është akomoduar në kolltuqe”, tha Krasniqi, duke shtuar se meqenëse “janë  akomoduar mirë po vlerësojnë se edhe qytetarët po jetojnë mirë dhe kanë humbur komunikimin me qytetarët dhe krizën ekonomike po e shohin si luftë politike”.

Ai tha po ashtu se Qeveria ka bllokuar edhe investimet kapitale, duke bllokuar rrjedhimisht edhe sektorin privat.

“Ato para që kanë arritur mbi 700 milionë euro dhe i kanë në llogari po shërbejnë për t’u përdorur kohë pas kohe si instrument politik për të ndikuar në dispononim afatshkurtër të disa kategorive të qytetarëve sa herë që qeveria e sheh që dëshpërimi i qytetarëve kanë arritur në nivele të larta”, tha ndër të tjera, Krasniqi.

Kreu i PDK-së më tej prezantoi pesë pikat e kësaj partie për tejkalimin e krizës: të lirohen nga TVSH-ja të gjitha mallrat esenciale për një periudhë 6-mujore, të eliminohet për 6 muaj akciza për produktet e naftës, të lirohet energjia elektrike nga TVSH-ja dhe të subvencionohen 25 për qind faturat e energjisë atyre që konsumojnë deri 1200 kv, të rriten pagat për aq sa është norma e inflacionit dhe të lejohet tërheqja deri në 30 për qind e kursimeve pensionale nga Trusti, me kusht që gradualisht të rimburësohen mjetet e kontribuuesve që kanë më pak se 10 mijë euro në llogaritë e tyre pensionale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Lajme
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme

"Trupin e recepsionistit do ta digjnim në furrë", dëshmi tronditëse për vrasjen në Dhërmi

Lajme
Osmani takon zv/presidenten amerikane Harris: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur amerikane

Osmani takon zv/presidenten amerikane Harris: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur amerikane

Lajme
Kalo në kategori