LAJMI I FUNDIT:

Depay po kalon si lojtar i lirë te Juventusi

Depay po kalon si lojtar i lirë te Juventusi

Avokati i Memphis Depayt, Sebastien Ledure, pritet të takohet me Barcelonën për të ndërprerë kontratën e holandezit përpara një lëvizjeje të lirë në Juventus.

Gjigantët e Serisë A kanë arritur tashmë një marrëveshje parimore me ish-sulmuesin e Manchester United, të cilit i ka mbetur edhe një vit kontratë me katalanasit.

Sipas Sport, përfaqësuesi i tij Ledure, i njëjti njeri që bëri të mundur rikthimin e Romelu Lukakut në Inter, do të takohet me drejtorët e Barcelonës, me shpresën për të finalizuar ndërprerjen e kontratës së sulmuesit.


Depay e ka bërë të qartë se ai do të largohet nga Barcelona vetëm si i lirë, por sipas Gazzetta dello Sport, sulmuesi ka kërkuar një pagesë për t’u larguar nga klubi.

Gjigantët e La Ligës janë në krizë financiare dhe duhet të lirojnë pagat për të regjistruar nënshkrimet e tyre të reja, kështu që ata ka të ngjarë të bien dakord për anulimin e kontratës së holandezit.

Dy palët janë ende në bisedime, por sipas raportimit, Depay dhe Barcelona duhet të arrijnë një marrëveshje të mërkurën (nesër).

Ish-ylli i Lyonit dhe Manchester United pritet të nënshkruajë një marrëveshje dyvjeçare me vlerë 5 milionë euro në Torino, ku do të zëvendësojë Alvaro Moratan që ishte në huazim nga Atletico Madridi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Ligat tjera
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Kalo në kategori