LAJMI I FUNDIT:

Fjolla Morina me urim emocional për ditëlindjen e vajzës: U pajtova me gjithçka, por jo të mos sjellja ty në jetë

Fjolla Morina me urim emocional për ditëlindjen e vajzës: U pajtova me gjithçka, por jo të mos sjellja ty në jetë
Foto: Fjolla Morina/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka bërë një urim të veçantë në shtatë vjetorin e lindjes së vajzës së saj, Alyah.

Ajo publikoi në Facebook dhe Instagram disa fotografi shumë intime të saj, të realizuara pak kohë pas sjelljes në jetë të vajzës shtatë vjet më parë.


Në setin e plotë të fotografive, nuk munguan edhe imazhet kur Morina ishte në shtatzëninë e saj të dytë.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Teksa ka treguar anën emocionale, Fjolla nuk i ka kursyer fjalët më të mira për të voglën e saj në urimin publik që i ka bërë për ditëlindje.

Mes të tjerash, këngëtarja e hitit “Fb” shkruan se pa asnjë kush nuk u pajtua që të mos e sillte në jetë vajzën, dhe se të njëjtës i uron që një ditë të bëhet si nëna e saj.

“Alayah, urime ditëlindja e shtatë evlad, të uroj ta kesh shëndetin, të priftë e mbara gjatë gjithë jetës. Beba e vogël, të do mami shumë – Zoti të bekoftë evlad. U flijova shumë që mos ta lejoja ta humbë atë që Zoti deshi të ma dhurojë. U pajtova me gjithçka por jo të mos sjellja ty në jetë bija ime. Nuk ishte e lehtë për mua të qenurit baba e nënë, frymë dhe forcë, dhimbje, ilaç, lot e dashuri e vetme veç për ty evlad. Lus Zotin të bëhesh vajzë e mbarë, një ditë të rritesh e të bëhesh e fort ashtu si unë”, ka shkruar këngëtarja.

Fjolla përndryshe është nënë edhe e një vajze më të madhe të quajtur Lediana, e cila vjen nga martesa e saj e parë. /Telegrafi/

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Ky është banori që u eliminua sonte në Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua sonte në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori