LAJMI I FUNDIT:

Albanese me vizitën në Paris, do të mundohet të përmirësojë marrëdhëniet e acaruara mes Australisë dhe Francës

Albanese me vizitën në Paris, do të mundohet të përmirësojë marrëdhëniet e acaruara mes Australisë dhe Francës

Kryeministri australian, Anthony Albanese do të vizitojë Parisin për të “rivendosur” marrëdhëniet me Francën pas tensioneve që shpërthyen për një marrëveshje të anuluar për nëndetëset.

Australia në vitin 2021 anuloi një kontratë shumë miliardë dollarëshe me një firmë franceze për të ndërtuar nëndetëset.


Gazetari i CNN për kryeministrin e ri të Australisë: Ai është arbëresh si unë
Lexo po ashtu Gazetari i CNN për kryeministrin e ri të Australisë: Ai është arbëresh si unë

Në vend të kësaj, ajo nënshkroi një pakt të ri mbrojtjeje me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, duke zemëruar presidentin francez Emmanuel Macron.

Ai akuzoi liderin e atëhershëm Scott Morrison se e kishte gënjyer, duke tërhequr shkurtimisht ambasadorin e Francës në shenjë proteste, raporton bbc.

Albanese – i cili u zgjodh në muajin maj në postin e kryeministrit – do të udhëtojë në Madrid javën e ardhshme për samitin e NATO-s. Ai do të bëjë një devijim në Paris për të rregulluar lidhjet.

“Është e rëndësishme që të ndodhë një rivendosje,” i tha ai Australian Broadcasting Corporation.

Marrëdhënia është thelbësore sepse Franca nuk është vetëm një fuqi qendrore në Evropë, por – si Australia – edhe në Paqësor, tha ai.

Macron akuzon kryeministrin australian se ka gënjyer për një kontratë miliarda dollarëshe të nëndetëseve
Lexo po ashtu Macron akuzon kryeministrin australian se ka gënjyer për një kontratë miliarda dollarëshe të nëndetëseve

“Ne kemi pasur tashmë diskutime shumë konstruktive. Vizita e javës së ardhshme është një shenjë shumë konkrete e riparimit që tashmë është bërë”, tha ai.

Australia në fillim të këtij muaji njoftoi një marrëveshje prej 555 milionë eurove me Naval Group të Francës si kompensim për heqjen e kontratës në favor të marrëveshjes Aukus. /Telegrafi/