LAJMI I FUNDIT:

Imazhe të cilat tregojnë dëmet brenda aeroplanit që u godit nga turbulencat gjatë fluturimit Londër-Singapor

Imazhe të cilat tregojnë dëmet brenda aeroplanit që u godit nga turbulencat gjatë fluturimit Londër-Singapor

Imazhet e publikuara së fundmi në rrjete sociale kanë zbuluar dëmet e shkaktuara në një aeroplan të linjës ajrore Singapore, i cili u godit nga turbulencat.

Bëhet e ditur se gjatë incidentit ka mbetur i vdekur një burrë britanik 73 vjeçar dhe 30 të tjerë të plagosur, duke përfshirë një anëtarë të ekuipazhit të fluturimit SQ321.

Pamjet nga brenda aeroplanit i cili u nis nga Londra drejt Singaporit por u devijua në Bangkok, Tajlandë, tregojnë dëmet e shkaktuara gjatë turbulencave.

Pasagjeri Andrew Davies, tha se ishte duke parë një film kur u ndez shenja për të lidhur rripin e sigurimit, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Ai tha se gjithçka ndodhi aq shpejt sa që piloti nuk pati kohë të informonte as ekuipazhin se do të ulej diku tjetër.

“Çdo person që pashë u plagos në një farë mënyre, njëri kishte dhimbje në shpinë”, tha Davies.

Gjithashtu, ai tha se kushdo që e kishte vendosur rripin e sigurimit nuk ishte lënduar fizikisht.

Turbulenca të forta gjatë udhëtimit me aeroplan Londër-Singapor, humb jetën një person dhe mbi 30 të lënduar
Lexo po ashtu Turbulenca të forta gjatë udhëtimit me aeroplan Londër-Singapor, humb jetën një person dhe mbi 30 të lënduar

Një tjetër pasagjer tha se njerëzit që nuk e vendosën rripin e sigurimit “u hodhën në tavan” nga rënia dramatike e aeroplanit.

“Ekuipazhi dhe njerëzit në tualet u lënduan më së shumti. Kishin shumë lëndime në shtyllën kurrizore dhe në kokë”, tha pasagjeri.

Siç raportohet, menjëherë pas uljes emergjente të aeroplanit në Tajlandë, infermierët shkuan për të kontrolluar të lënduarit.

Të paktën tetë njerëz u nxorrën me barela nga aeroplani, për evakuimin e të cilit u janë dashur mbi një orë e gjysmë.

Ndryshe, aeroplani Boeing 777-300ER i cili po transportonte 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë ekuipazhi, po udhëtonte nga Londra për në Singapor kur u godit nga turbulencat dhe u detyrua të aterojë në Tajlandë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia

Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia

Botë
Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre

Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre

Botë
Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Evropa
Konfirmohet numri i mercenarëve të vrarë të Wagnerit në Ukrainë

Konfirmohet numri i mercenarëve të vrarë të Wagnerit në Ukrainë

Evropa
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi

Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi

Botë
Scholz tregon se pse Gjermania nuk do t’i vendos sanksione të reja Rusisë sikurse SHBA-ja dhe Britania

Scholz tregon se pse Gjermania nuk do t’i vendos sanksione të reja Rusisë sikurse SHBA-ja dhe Britania

Evropa
Kalo në kategori