LAJMI I FUNDIT:

Gazetari i CNN për kryeministrin e ri të Australisë: Ai është arbëresh si unë

Gazetari i CNN për kryeministrin e ri të Australisë: Ai është arbëresh si unë

Andrew Kaczynski, një gazetar amerikan dhe një reporter politik për CNN, ka ardhur me një deklaratë interesante rreth kryeministrit të ri të Australisë, Anthony Albanese.

Bëhet fjalë për kryetarin e Partisë Laburiste, Anthony Albanese, i cili do të jetë kryeministri i ri i Australisë, i cili përveç kësaj, “ka ra në sy” për mbiemrin dhe historinë e tij interesante, përkatësisht të prindërve të tij.


Kështu, kanë filluar supozimet e shumta rreth prejardhjes së tij, disa duke e ndërlidhur edhe me një prejardhje nga arbëreshët e Italisë, përcjell Telegrafi.

Kryeministri i ardhshëm i Australisë, djali i arbëreshit të Italisë? Si e kuptoi që babai i tij nuk kishte vdekur në një aksident dhe historia interesante e prindërve të tij
Lexo po ashtu Kryeministri i ardhshëm i Australisë, djali i arbëreshit të Italisë? Si e kuptoi që babai i tij nuk kishte vdekur në një aksident dhe historia interesante e prindërve të tij

Dhe së fundmi ka qenë gazetari i CNN, Andrew Kaczynski, ai që i “ka vënë vulën kësaj çështjeje”.

“Ai është një shqiptar i Italisë. Mbiemri i tij është Albanese. Ai është arbëresh si unë”, ka shkruar Kaczynski në Twitter.

Ndryshe, siç ishte bërë e ditur më herët, Albanese, 59-vjeçari me nofkën “Albo” është rritur në banesa sociale nga një nënë beqare me pension invaliditeti.

Ai kishte besuar se babai i tij kishte vdekur para se ky të lindte – nga një aksident – por si adoleshent mësoi se nëna në fakt kishte mbetur shtatzënë me një burrë ndërsa udhëtonte për në Evropë.

Dhe vetëm pas vdekjes së nënës, në vitin 2002, ai u interesua për të gjetur babanë e tij.

Kështu, pas disa vitesh kërkimesh, ai arriti të gjente adresën, madje edhe një numër telefoni të Carlo Albaneses.

Ai jetonte në Barleta të Italisë dhe të gjitha të dhënat dhe data e garantonin që ishte babai i politikanit të ri (Albanese 36 vjeçar ishte zgjedhur në atë kohë zv-kryeministër i një prej shteteve australiane). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori