Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të parën herë do të shqyrtojnë Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale (Trusti). Kjo seancë ishte paraparë të mbahej javën e kaluar, por ishte ndërprerë për shkak të protestës së veteranëve të luftës.
Ky Projektligj do t’u mundësonte qytetarëve tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale. Kjo nismë është iniciuar nga opozita, por që po kundërshtohet nga partia në pushtet, shkruan Telegrafi.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu gjatë prezantimit të Projektligjit në Komisionin për Buxhet kishte thënë se qytetarët janë duke u përballur me krizë ekonomike dhe së është e nevojshme që të kalon ky ndryshim.
“Qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me krizë që nga viti 2020 nga pandemia COVID-19, kriza energjetike dhe ajo e çmimeve, andaj kemi propozuar ndryshimin e Ligjit të Trustit për tërheqje nga 10 për qind deri 30 për qind për ata që kanë nevojë”, pati deklaruar Haxhiu.
Ai kishte treguar se sa është përqindja që qytetarët duhet t’i tërheqin kursime.
“Pjesëmarrësit mund t’i tërheqin kursimet nën 10 mijë euro kanë të drejtë t’i tërheqin deri 30 për qind, ata që kanë deri 19 mijë euro kanë të drejtë t’i tërheqin deri 25 për qind. Kurse ata që kanë deri 29 mijë euro kanë të drejtë t’i tërheqin deri 20 për qind dhe për ata që kanë deri 39 mijë euro kanë të drejtë t’i tërheqin deri 15 për qind. Më shumë se 40 mijë euro kanë të drejt t’i tërheqin deri 10 për qind”, kishte treguar ai.
Pro kësaj kërkese kishte protestuar Sindikata e Punëtorëve të KEK-ut me pjesëmarrjen e sindikatave të tjera.
Kryetari i kësaj sindikate, Nexhat Lluminca kishte thënë se gjendja ekonomike në vend është e vështirë, andaj imponohet edhe kërkesa për tërheqjen e kursimeve nga Trusti.
“I lus gjithë deputetët e popullit të votojnë për popullin në këto ditë të vështira”, ka thënë Llumnica gjatë protestës.
Shefja e Grupit e Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila pati deklaruar se tërheqja e Trustit nuk duhet lejuar, pasi sipas saj kjo është e dëmshme.
“Për ne s’ka dilemë tërheqja e Trustit. Kjo nuk ka të bëjë më inate politike, apo me kokëfortësi. Është kërkesë shumë e dëmshme, shkatërron një sistem pensional dhe mund të shkaktojë mbylljen e Trustit pensional. Qëndrimi ynë për tërheqjen është kundër, pasi nuk do të bëjë zgjidhje. Në këtë situatë, e shkatërron një sistem pensional. Brenda Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes nuk ka pasur asnjë zë që e ka kërkuar mbështetjen e kësaj iniciative”, pati deklaruar ajo.
Sipas një hulumtimi të Institutit për Studime të Avancuara GAP, afër gjysma e kontributdhënësve do të mund t’i tërhiqnin mesatarisht nga 95.5 euro nga Trusti.
“Në rast se miratohet ky Ligj, Trusti obligohet që të fillojë procedurat për shpërndarjen e deri 594 milionë eurove, apo afër çerekun e mjeteve nën menaxhimin e Fondit. Pra, kjo do t’ua mundësonte tërheqjen e kursimeve për 695 mijë e 523 kontributpagues. Afër gjysma e tyre, apo 48.6 për qind, pritet të tërheqin mesatarisht nga 95.5 euro”, ka thënë Rrona Zhuri, hulumtuese në GAP.
Sipas saj, vlera mesatare e kursimeve të një kontributdhënësi në Fond është 5,400 euro.
“Vlera mesatare e kursimeve të një kontribuesdhënësi në Trust është 5,400 euro, ku në rast të tërheqjes së parakohshme të kursimeve, rikuperimi do të merrte 8 vite kohë, si dhe shterja e kursimeve pensionale në moshën e pensionimit do të shkurtohej për 2.2 vite”, ka shtuar ajo.
Zhuri kishte theksuar se injektimi i 594 milionë eurove në treg do të rëndonte edhe më tej situatën me çmime.
“Injektimi i 594 milionë eurove në treg do të rëndonte edhe më tej situatën me çmime. Nëse e krahasojmë shumën e propozuar për tërheqje me peshën e konsumin familjar gjatë vitit 2021, pra injektimi paraqet një rritje të konsumit prej 9.2 për qind”, pati theksuar Zhuri.
Në vitin 2020, pas krizës ekonomike që ka shkaktuar pandemia COVID-19, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, që u ka mundësuar qytetarëve tërheqjen e 10 për qind të shumës së siguruar nga kursimet pensionale, gjatë kohës sa kanë punuar.
Procesi i tërheqjes së kësaj përqindjeje nga Trusti ka nisur nga fundi i dhjetorit të vitit 2020 dhe ka zgjatur deri në fillim të prillit të vitit 2021.
Sipas të dhënave të Fondit për Kursime Pensionale, asokohe janë tërhequr mbi 198 milionë euro nga 427,371 kontribuues. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit