LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Marc Roca kalon nga Bayern Munich te Leeds United

Zyrtare: Marc Roca kalon nga Bayern Munich te Leeds United

Leeds United ka transferuar nga Bayern Munich mesfushorin spanjoll, Marc Roca.

Ai nuk po gjente hapësira dhe bavarezët kanë pranuar ta shesin, që të ketë mundësinë të luajë më shumë.


Në fakt oferta e Leeds ka qenë bindëse, 12 milionë euro plus 5 milionë të tjera përmes bonuseve të ndryshme nga paraqitjet dhe objektivat e arritura.

Roca ishte aktivizuar me Bayern vetëm në 24 ndeshje.

Marrëveshja e spanjollit me Leeds është e vlefshme deri më 30 qershor 2026./Telegrafi/