Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca udhëton sot drejt Hagës ku do të takojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po qëndrojnë në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Para nisjes, ai i ka thënë KosovaPress-it se institucionet e vendit janë të brengosura me çka po ndodh atje, ndërsa ka shtuar se qëllimi i kësaj vizite është të tregojë se po i përcjellin më vëmendje këto procese.
Ai për KosovaPress ka konfirmuar udhëtimin në Hagë dhe takimin me ata që ai i ka quajtur figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sipas tij, po gjykohen padrejtësisht.
Konjufca ka kritikuar mbajtjen e tyre në paraburgim për gati dy vjet derisa procesi gjyqësor nuk po fillon.
“Po bëhen gati dy vite prej kur ata janë marrë, faktikisht janë bërë dy vite prej kur ka dalë aktakuza sepse në qershor të vitit 2020 e pamë aktakuzën për herë të parë, e deri tash ende nuk ka filluar procesi gjyqësor. Në terma të gjykatave dhe proceseve ku kemi të bëjmë me të pandehurit, kjo mund të quhet lirisht njëfarë tendence e izolimit të personave, pra izolim që ata të mos mund të jenë me familjet e tyre, që të mos mund të jenë në vendin e tyre dhe të jenë të shkëputur prej aktivitetit të tyre publik që e kanë pasur faktikisht. Kjo është për mendimin tim shumë shqetësuese, edhe institucionet tona për këtë arsye janë të brengosura me çka po ndodh atje”, ka thënë Konjufca.
Me vizitën e tij në Hagë, Konjufca po synon të tregojë që institucionet e Kosovës janë afër këtij procesi.
“Qëllimi i kësaj vizite është po ashtu të tregojmë që institucionet tona janë afër këtij procesi, po e përcjellin me vëmendje, po ashtu kemi kritikat tona se si po funksionon kjo gjykatë, ka shumë defekte të cilat i kanë identifikuar të gjithë, pra ajo e drejta bazike që për mendimin tim po shkelet në procesin e tyre, është një drejtë e cila garantohet edhe me konventën evropiane të të drejtave të njeriut, ajo është edhe në Kushtetutë të Kosovës, e sipas kësaj konvente e cila është më e rëndësishme për vet Bashkimin Evropian, dhe për këtë familje të madhe demokratike të vlerave, është e drejta e individit që kur është brenda një procesi gjyqësor ta konsumojë këtë kohë brenda një afati sa më të arsyeshëm të mundshëm, këtë nuk po e shohim në Gjykatën Speciale”, ka thënë kryetari i Kuvendit.
Konjufca është pyetur nëse krejt këto kritika do t’i adresojë edhe para institucionit të Dhomave të Specializuara, por ai ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizite nuk do të ketë takime të tjera përveç me krerët e UÇK-së.
“Jo kësaj radhe do t’i takoj vetëm të gjithë ata pjesëtarë të rëndësishëm të Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen padrejtësisht atje. Të gjithë do t’i takoj”, ka përfunduar Konjufca.
Ndryshe, Glauk Konjufca po bëhet zyrtari i parë i lartë i shtetit që do të takojë të gjithë ish-krerët e UÇK-së në qendrën e paraburgimit në Hagë, përfshirë dy figurat kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës kishte zhvilluar vizitë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu por atë nuk kishin pranuar ta takojnë ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020 dhe procesi gjyqësor ndaj tyre ende nuk ka filluar.
Ndaj tyre rëndojnë akuza për krime lufte ndërsa në deklarimet e tyre para gjykatësit të procedurës paraprake ata janë deklaruar të pafajshëm. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
VLEN: BDI dhe LSDM kanë tentuar ta kthejnë Gruevskin në Maqedoni
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, një rikujtim i zymtë i “dështimit kolektiv”
Tripunovski: 80 kantina të verërave nga Maqedonia, promovohen në panairin e Ballkanit të Hapur në Serbi
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
KFOR-i bën patrullime në Istog
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë