LAJMI I FUNDIT:

Ray Liotta vdiq në Republikën Domenikane teksa po xhironte filmin e ri “Dangerous Waters” me Eric Dane

Ray Liotta vdiq në Republikën Domenikane teksa po xhironte filmin e ri “Dangerous Waters” me Eric Dane
Foto: Screenshot/Instagram

Ray Liotta, 67 vjeçar, vdiq në gjumë këtë javë gjatë xhirimeve në Republikën Domenikane për një film të ardhshëm të quajtur, “Dangerous Waters”.

Në filmin e ri do të luante bashkë me aktorin e “Euphoria” dhe “Grey’s Anatomy”, Eric Dane, si dhe aktorët e tjerë: Odeya Rush dhe Saffron Burrows.


Kasti i tyre u shpall vetëm pak javë më parë, në fillim të majit.

Ray Liotta (Foto: Wire Image)

“Dangerous Waters”, nga Signature Films, i cili është drejtuar nga John Barr dhe me skenar të Mark Jackson, ishte në mes të xhirimeve kur u nda nga jeta.

Ndërron jetë aktori i “Goodfellas”, Ray Liotta
Lexo po ashtu Ndërron jetë aktori i “Goodfellas”, Ray Liotta

Sipas përmbledhjes, filmi ka të bëjë me një vajzë adoleshente që zbulon ‘të kaluarën e errët të të dashurit të ri të nënës së saj’.

Producentët u tha se kishin prezantuar projektin në Festivalin e Filmit në Kanë, raportoi Deadline.

Ray Liotta (Foto: Instagram)

“Dangerous Waters” ishte vetëm një nga projektet e shumta të Liottas në kohën e vdekjes së tij tronditëse.

Aktori mund të shihet në dramën e ardhshme televizive “Black Bird” dhe së fundmi ka përfunduar dy filma, “Cocaine Bear” dhe “El Tonto”.

Përveç “Dangerous Waters:, Ray kishte dy filma të tjerë në prodhim: “April 29 1992” dhe “The Substance”.

Ray Liotta (Foto: Instagram)

Është e paqartë nëse roli i tij në “Dangerous Waters” do të riformulohet ose nëse pjesa e tij e xhirimeve ka përfunduar.

I ndjeri ka lënë pas të fejuarën Jacy Nittolo si dhe vajzën e tij, Karsen. /Telegrafi/

Ray Liotta (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë

"Kush është ai artist para Allahut", bëhet virale një video e Feros në rrjetet sociale

Magazina
“Do të lajë dhe do të marrë në shtëpi” - merr vëmendje një video e Xhensilës duke puthur fëmijët rom

“Do të lajë dhe do të marrë në shtëpi” - merr vëmendje një video e Xhensilës duke puthur fëmijët rom

Magazina
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina
Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë

Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë

Magazina
Mes thashethemeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola Doçi habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin

Mes thashethemeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola Doçi habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin

Magazina
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Kalo në kategori