LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Manchester Cityt i jep fund beqarisë në fshehtësi, por gruaja e tij zbulon detaje

Ylli i Manchester Cityt i jep fund beqarisë në fshehtësi, por gruaja e tij zbulon detaje
Foto: Screenshot/Instagram

Gruaja e mesfushorit të Manchester City, Ilkay Gundogan, ka hedhur poshtë pretendimet se gjermani së fundmi ka zhvilluar bisedime me Real Madridin për një transferim të mundshëm gjatë verës.

Në fillim të kësaj jave, Gundogan raportohet se u fotografua duke shkuar për në Madrid me një aeroplan privat nga Manchesteri në fillim të kësaj jave pas pretendimeve se City po kërkonte ta shiste atë në fund të sezonit, me kontratën e tij në Etihad Stadium që do të skadojë në fund të sezonit.


Megjithatë, partnerja e Gundogan, Sara Benamira, përgënjeshtroi këto pretendime në llogarinë e saj në Instagram dhe në vend të kësaj ka njoftuar se çifti janë martuar së fundmi.

Ilkay Gundogan (Foto: Getty Images)

“Ne jemi të martuar. Jemi vërtet të lumtur… mezi presim të festojmë me familjet dhe miqtë tanë. Gundos”, thuhet në postimin e përbashkët në Instagram.

Thuhej se ishte një postim i përditësuar, me GOAL që raportoi se Benamira e modifikoi postimin.

Dortmund nuk do ta rikthejë Gundoganin, por gjermani ka tjera oferta
Lexo po ashtu Dortmund nuk do ta rikthejë Gundoganin, por gjermani ka tjera oferta

Versioni origjinal thuhet se ishte: “Ne jemi të martuar. Jemi vërtet të lumtur… donim ta mbanim private, por për fat të keq pas këtij lajmi të rremë për burrin tim u ndjeva e detyruar të them të vërtetën”.

Derisa Gundogan do të qëndrojë akoma, City ka përfunduar nënshkrimin e sulmuesit Erling Haaland nga Borussia Dortmund këtë muaj, me norvegjezin që do të nënshkruajë për një tarifë prej 51.2 milionë funtesh.

Që nga nënshkrimi për Dortmundin në janar 2020, Haaland ka shënuar 86 gola në 89 paraqitje. Nga 86, 62 kanë qenë në Bundesligë, me 15 gola të tjerë në Champions League. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Kalo në kategori