LAJMI I FUNDIT:

Agjentët e Messit mohojnë se ka një marrëveshje për të luajtur për Inter Miamin

Agjentët e Messit mohojnë se ka një marrëveshje për të luajtur për Inter Miamin

Versionet vazhdojnë të jenë kontradiktore në rastin e inkorporimit të mundshëm të yllit argjentinas Lionel Messi në Inter Miamin e David Beckham në MLS nga viti 2023, kur lojtari aktual i Paris Sain-Germain përfundon kontratën me skuadrën nga kryeqyteti francez.

Raporti fillestar nga Alex Candal i DIRECTV Sports kishte raportuar se Messi kishte rënë dakord të merrte 35 për qind të aksioneve të ekipit të Beckham dhe se ai do t’i bashkohej klubit nga Florida e Jugut në 2023.


Megjithatë, ky version është mohuar nga Le Perisien, i cili citoi një burim të afërt me lojtarin, pjesë e grupit përfaqësues të ish-lojtarit të Barcelonës.

Messi te Inter Miami si pronar-lojtar, marrëveshje totale me Beckhamin
Lexo po ashtu Messi te Inter Miami si pronar-lojtar, marrëveshje totale me Beckhamin

Versioni i përfaqësuesve të Lionel Messit

“Është krejtësisht e rreme. Leo ende nuk e ka vendosur të ardhmen e tij. Dhe nëse Messi ka kryqëzuar rrugët orët e fundit me David Beckham, kjo është vetëm në kontekstin e qëndrimit të PSG në Doha ku ish-mesfushori anglez luan një rol ambasador për Botërorin e ardhshëm në Katar”, kanë zbuluar agjentët e ish-lojtarit të Barcelonës.

Dihet se Miami është një destinacion të cilin e ka shumë qejf “Pulga”, i cili zakonisht shkon në këtë vend për pushime dhe është parë në South Beach duke shijuar diellin me familjen e tij në raste të rralla që ka mundësi të bëjë pushime.

Cila është marrëdhënia e Messit me Miamin?

Inter Miami, ndërkohë, është i etur të sjellë dikë të kalibrit të Messit për të luftuar një narrativë negative për këtë klub që është një nga më të rinjtë në MLS, por nuk ka mundur kurrë të arrijë sukses, pasi deri tani ai klub ka fituar vetëm 19 nga 57 ndeshjet që ka luajtur që kur u bashkua me garën elitare në sezonin e vitit 2020.

Një tjetër lidhje e Messit me Miamin janë pronat e paluajtshme, me CBS Sports që raportoi se argjentinasi ka investuar duke zotëruar një kat të tërë të një godine luksoze në zonën më ekskluzive të këtij qyteti parajsë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

La Liga
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori