LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli futet në garë për Tchouamenin

Liverpooli futet në garë për Tchouamenin

Liverpooli është futur në garë për të transferuar sensacionin e Monacos, Aurelien Tchouameni.

Sipas asaj që raporton Football Insider, The Reds po punojnë në transferimin e mesfushorit të talentuar.


Aurelien Tchouameni ka bërë për vete një numër të skuadrave të mëdha evropiane dhe në këtë verë pritet të ndryshojë skuadër.

Tchouameni, ylli i fundit nga fabrika e Monacos: Klubi pret të mbush sërish arkat, siç ka bërë shpesh në 10 vitet e fundit
Lexo po ashtu Tchouameni, ylli i fundit nga fabrika e Monacos: Klubi pret të mbush sërish arkat, siç ka bërë shpesh në 10 vitet e fundit

Monaco tashmë ka bërë të ditur se 75 milionë euro do të mjaftojnë që ata të lënë lojtarin të largohet nga skuadra.

Liverpooli është i gatshëm që të ofrojë një shumë të hollave dhe një lojtarë si pjesë e marrëveshjes.

Në garë për transferimin e 22-vjeçarit janë edhe skuadra si Real Madrid, PSG, Chelsea dhe Manchester United. /Telegrafi/