LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre policë në Kavajë pas vetëvarjes së 31-vjeçarit në qeli

Arrestohen tre policë në Kavajë pas vetëvarjes së 31-vjeçarit në qeli

Tre policë të komisariatit të Kavajës janë arrestuar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dje në një nga qelitë e këtij komisariati.

Agjencia e Mbrojtjes Policore njoftoi se pas ngjarjes së rëndë ku një 31-vjeçar i arrestuar i dha fund jetës në qeli janë arrestuar inspektorët e policisë Bexhet Berberi dhe Rushit Kola si dhe nën-komisari Petrit Brahimaj.


Pasditen e djeshme i riu Ilvi Meta gjeti vdekjen ne ambientet e Komisariatit.

Ai dyshohet se kreu vetëvrasje me lidhësen e kapuçit të xhupit sportiv. Meta ishte arrestuar pak orë para ngjarjes pasi gjykata kishte vendosur në mungesë arrest me burg për akuzën e vjedhjes. /Telegrafi/