LAJMI I FUNDIT:

Peja triumfon ndaj Yllit dhe shpallet kampione e Ligës Unike

Peja triumfon ndaj Yllit dhe shpallet kampione e Ligës Unike
(Foto: KP/basketbolli.com)

Golden Eagle Ylli nuk ka arritur që ta mbrojë titullin e kampionit në Ligën Unike, të cilin e kishte fituar sezonin e kaluar duke triumfuar kundër Pejës me rezultat 79-82.

Ndërkaq, një vit më vonë, Peja ka arritur të hakmerret ndaj Golden Eagle Yllit, ku sot është shpallur kampione e Ligës Unike pasi që mposhti suharekasit, përcjell KosovaPress.


Në palestrën “Karagaçi”, KB Peja e ka mposhtur sot Golden Eagle Yllin me rezultat 87:72, kështu duke triumfuar kundër tanimë ish-kampionëve të kësaj gare me plot 15 pikë epërsi.

Fillimisht, çerekun e parë të ndeshjes “Shqiponjat” e mbyllën në epërsi prej katër pikëve, respektivisht me rezultat 23:19, kundër Yllit.

Paraqitjen e mirë Peja e vazhdoi edhe në çerekun e dytë ku e mbylli me rezultat 26:15, epërsi kjo prej 11 pikëve, ndërsa rezultati final i pjesës së parë në semafor shënonte 49:34 në favor të pejanëve.

Në çerekun e tretë dhe të katërt Golden Eagle Ylli u ringjall në këtë përballje, por që nuk ishte e mjaftueshme për ta siguruar fitoren.

Çerekun e tretë Ylli e mbylli në disavantazh prej një pike me rezultat 20:19, kurse çerekun e katërt e mbylli me epërsi prej 19:18.

Pas katër çerekëve lojë, rezultati në semafor shënonte 87:72 në favor të Pejës, ku tanimë kemi një kampion të ri të Ligës Unike.

Më i dalluari i ndeshjes ishte Erion Kastrati i Yllit me 23 pikë, tre kërcime dhe katër asistime, kurse MVP i këtij edicioni, Dardan Berisha, mbylli ndeshjen me 22 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime.

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

La Liga
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori