LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë e kanë obligim që të luftojnë krimin e organizuar ndërkufitar

Haradinaj: Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë e kanë obligim që të luftojnë krimin e organizuar ndërkufitar
Fot

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar së bashku me shtetet e NATO-s, intervenuan për të ndalur gjenocidin në Kosovë më 1999.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se që nga kjo kohë këto shtete po ashtu, janë përkushtuar për një rajon të qetë dhe të sigurt, duke theksuar se luftimi i krimit të organizuar është obligim i dy qeverive si asaj të Kosovës ashtu edhe të Serbisë.


Ky reagim i Haradinajt vjen pas sulmeve të fundit që ndodhën ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Postimi i plotë:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe të gjitha shtetet e NATO-s, intervenuan me 1999 në Kosovë për të ndalur gjenocidin. Që prej atëherë, këto shtete po ashtu, janë përkushtuar për një rajon të qetë dhe të sigurt.

Rendi dhe ligji është në interes të secilit qytetar, ashtu edhe të dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

Në anën tjetër, krimi i organizuar nuk ka përkatësi as politike e as etnike dhe na rrezikon të gjithëve. Është në interes dhe obligim i të dy qeverive, të Kosovës dhe të Serbisë, që të luftojnë krimin e organizuar ndërkufitar. Aktet e tilla nuk duhet të tolerohen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori