LAJMI I FUNDIT:

Derbi i rivalëve të vjetër në xhiron e 27-të të Superligës së basketbollit

Derbi i rivalëve të vjetër në xhiron e 27-të të Superligës së basketbollit
(Foto: basketbolli.com)

Java e 27-të e Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll do të sjellë disa ndeshje mjaft interesante, ndërsa derbi zhvillohet mes rivalëve të vjetër, Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Takimi i parë zhvillohet ndërmjet Pejës dhe Dritës. Pejanët janë favoritë, pasi kanë 17 fitore dhe nëntë humbje, ndërsa gjilanasit kanë 26 humbje, në po aq takime, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitë.


Ndeshja e dytë zhvillohet mes rivalëve lokal, Prizreni 16 dhe Bashkimi. Basketbollistët e Prizrenit 16 ka 15 fitore dhe 11 humbje, ndërsa Portokallezinjtë kanë dhjetë fitore e 16 humbje, duke u renditur në vendin e shtatë dhe kërkon të hyjë në zonën e ‘Play-offit’, pasi kanë një pikë më pak se Rahoveci.

Të dielën do të zhvillohet derbi i rivalëve të vjetër të basketbollit të Kosovës, Sigal Prishtinës dhe Trepçës. Prishtinasit kanë 13 fitore e 13 humbje, kurse mitrovicasit kanë 18 fitore e tetë humbje. Sfidat mes këtyre dy skuadrave kanë qenë gjithmonë interesante dhe kështu pritet edhe në këtë përballje.

Sfida e fundit zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit. Vreshtarët kanë 11 fitore e 15 humbje, kurse therandasit kanë 20 fitore e gjashtë humbje. Rahovecasit ndodhen në vendin e gjashtë, kurse kampionët në vendin e parë.


Art Motion Superliga – Java 27

E premte

17:00 Peja – Drita

E shtunë

20:30 Bashkimi – Prizreni 16

E diel

17:00 Sigal Prishtina – Trepça

20:30 Rahoveci – Golden Eagle Ylli


Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Serie A
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League
Kalo në kategori