LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori i GJND-së, Khan: Ukraina është një skenë krimi

Kryeprokurori i GJND-së, Khan: Ukraina është një skenë krimi

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Karim Khan, i cili personalisht ka vizituar qytetin ukrainas të Buchas, ka thënë se vendi ishte “një skenë krimi”.

“Ne jemi këtu sepse kemi arsye për të besuar se janë kryer krime që i takojnë juridiksionit tonë”, tha ai para gazetarëve.


“Ne duhet të arrijmë tek e vërteta. Kjo kërkon hetim të pavarur dhe të paanshëm”, shtoi kryeprokurori, raporton bbc.

Ai shtoi se një ekip mjeko-ligjor i ICC-së do të fillojë punën në qytet për të mbledhë fakte.

Bucha ka qenë skena e qindra vrasjeve civile për të cilat Ukraina ka fajësuar forcat ruse që e pushtuan atë për disa javë. Rusia mohon përgjegjësinë për vdekjet. /Telegrafi/