LAJMI I FUNDIT:

Përzgjedhja e kryeprokurorit të shtetit dhe kundërshtimet, punësimet në KEK dhe arrestimi i 26 zyrtarëve policorë – top lajmet e javës

Përzgjedhja e kryeprokurorit të shtetit dhe kundërshtimet, punësimet në KEK dhe arrestimi i 26 zyrtarëve policorë – top lajmet e javës

Javën që po lëmë pas Këshilli Prokurorial i Kosovës e votoi Blerim Isufajn për kryeprokuror të shtetit, po procesi u kundërshtua nga ambasadorët e huaj dhe organizatat vendore, të cilët theksonin se janë shpërfillur parimet për një proces të drejtë dhe meritor.

Po javën që po lëmë, Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi sot se Departamenti i Krimeve të Rënda – Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka iniciuar hetime lidhur me punësimet në KEK, pas akuzave për punësime në baza familjare e partiake.

Ndërkaq, të premten, Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale realizoi operacionin “Pika 2”, ku u vunë në pranga 26 zyrtarë policorë të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.


Përzgjedhja e kryeprokurorit të shtetit kundërshtohet nga ambasadorët e huaj dhe organizatat vendore – KPK thotë se procesi ishte legjitim

Këshilli Prokurorial i Kosovës të mërkurën e ka votuar Blerim Isufajn për kryeprokuror të shtetit.

Votimi i tij në krye të prokurorisë po kundërshtohet nga ambasadorët e huaj në Kosovë e organizata vendore, pasi sipas tyre janë shpërfillur parimet për një proces të drejtë dhe meritor.

Pas përzgjedhjes së Isufajt ka reaguar shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ambasadori gjerman, Jorn Rohde, etj.

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, u shpreh i zhgënjyer dhe i habitur për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit.

Szunyog, përmes llogarisë në Twitter, ka thënë se BE-ja në vazhdimësi ka thirrur për një proces të drejtë dhe meritor.

E sipas tij, Këshillit Prokurorial shpërfilli këto parime.

Lidhur me votimin për kryeprokuror të Shtetit, ka reaguar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, duke thënë se fakti që anëtarët e KPK-së nuk i kanë marrë parasysh ankesat legjitime dhe rekomandimet e panelit shqyrtues bie ndesh me standardet.

Për votimin e kryeprokurorit të shtetit, është shprehur i zhgënjyer edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde.

Ky i fundit në një reagim në Twitter ka shkruar se kjo është vërtetë zhgënjyese dhe jo rruga përpara e Kosovës.

Po pavarësisht zërave kundërshtues për përzgjedhjen e kryeprokurorit, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në një përgjigje me shkrim për Telegrafin ka thënë se procesi ishte plotësisht legjitim, dhe se ka zhvilluar të gjitha procedurat e parapara dhe në përfundim ka propozuar për emërim në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, Blerim Isufaj, procedura këto që sipas KPK-së  janë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Prokuroria nis hetimet lidhur me konkursin për punësime në KEK

Prokuroria Themelore në Prishtinë javën që po lëmë pas njoftoi se Departamenti i Krimeve të Rënda – Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka iniciuar hetime lidhur me punësimet në KEK, pas akuzave për punësime në baza familjare e partiake.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, pas raportimeve të publikuara në disa portale lidhur me pretendimet se janë kryer shkelje të rënda ligjore në procesin e rekrutimit të qindra personave në një konkurs të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), më 04.04.2022, ka iniciuar hetime, ashtu që do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të këtyre pretendimeve, konform dispozitave ligjore në fuqi”, thuhej në komunikatë.

Edhe Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) me anë të një njoftimi ka thënë se është duke mbledhur informatat lidhur me punësimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

AKK bën me dije se ka pranuar telefonata dhe interesime të individëve të ndryshëm në lidhje me rolin që mund të ketë ky institucion në trajtimin e këtyre pretendimeve.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për nepotizëm, duke thënë që kjo e fundit ka emëruar militantët e vet partiakë dhe ka bërë padrejtësi në konkursin e KEK-ut.

Sipas LDK-së, në konkurs aplikuan 4,668 persona dhe u pranuan 128, e sipas saj, prej këtyre, të gjithë familjarë të KEK-ut dhe militantë të Vetëvendosjes.

Kryeministri Albin Kurti, i cili vjen nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, ka mohuar të ketë pasur punësim të militantëve.

Operacioni “Pika 2” vë në pranga 26 zyrtarë policorë të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit

Inspektorati Policor i Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale ka realizuar të premten operacionin e koduar me emrin “Pika 2” në pikë-kalimin kufitar në Vërmicë.

Operacionit i ka paraprirë një hetim rreth njëvjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Hetuesit e IPK-së muaj më parë kanë pranuar informacione përmes rrugëve operative lidhur me dyshimet për përfshirjen në aktivitetet të kundërligjshme të disa zyrtarëve policorë të punësuar në Drejtorinë Rajonale kufitare “Perëndimi” në Gjakovë respektivisht pikë kalimit kufitar në Vërmicë.

Operacioni “Pika 2” vë në pranga 26 zyrtarë policorë të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit
Lexo po ashtu Operacioni “Pika 2” vë në pranga 26 zyrtarë policorë të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit

Me autorizimin e Prokurorisë Speciale në kuadër të këtij hetimi nga hetuesit e IPK-së janë përshirë edhe masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit si dhe masat e nevojshme që të zbulojnë dhe të ruajnë gjurmët dhe provat tjera të veprave penale dhe sendet të cilat mund të shërbejnë si prova të cilat mund të përdoren në procedurë penale.

Bazuar në këto veprime të suksesshme hetimore, IPK në kuadër të operacionit “Pika 2” ka arrestuar sot 26 zyrtarë policorë (duke përfshirë dy rreshterë policorë dhe 24 zyrtarë policorë), që të gjithë të dyshuar për veprat penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “marrje e ryshfetit”.

Nga realizimi i veprimeve hetimore nga hetuesit e IPK-së ekziston dyshimi i bazuar se të arrestuarit në këtë rast janë të involvuar në veprimtari kriminale të veprës penale të “marrjes së ryshfetit” dhe  “keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar” .

Si pjesë e procedurave administrative nga IPK është dhënë edhe rekomandimi për suspendim nga detyrat e punës për zyrtarët tashmë të arrestuar.

Hetimi ka përfshirë edhe bashkëpunimin me SPAK-un (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) Agjencinë për Mbikëqyrje Policore – AMP-së (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri) që ka rezultuar me arrestimin e disa të dyshuarve edhe në Republikën e Shqipërisë.

Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore në kuadër të këtij rasti në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori