LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria nis hetimet lidhur me konkursin për punësime në KEK

Prokuroria nis hetimet lidhur me konkursin për punësime në KEK

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi sot se Departamenti i Krimeve të Rënda – Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka iniciuar hetime lidhur me punësimet në KEK, pas akuzave për punësime në baza familjare e partiake.

“Pokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, pas raportimeve të publikuara në disa portale lidhur me pretendimet se janë kryer shkelje të rënda ligjore në procesin e rekrutimit të qindra personave në një konkurs të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), më 04.04.2022, ka iniciuar hetime, ashtu që do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të këtyre pretendimeve, konform dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.​


Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për nepotizëm, duke thënë që kjo e fundit ka emëruar militantët e vet partiakë dhe ka bërë padrejtësi në konkursin e KEK-ut.

Abdixhiku paralajmëron kallëzim penal për punësimet në KEK: Kapje e nepotizëm masiv i çdo vendi e çdo ndërmarrje pa dallim
Lexo po ashtu Abdixhiku paralajmëron kallëzim penal për punësimet në KEK: Kapje e nepotizëm masiv i çdo vendi e çdo ndërmarrje pa dallim

Sipas LDK-së, në konkurs aplikuan 4668 persona dhe u pranuan 128, e sipas saj, prej këtyre, të gjithë familjarë të KEK-ut dhe militantë të Vetëvendosjes.

Kryeministri Albin Kurti, i cili vjen nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, ka mohuar të ketë pasur punësim të militantëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori