LAJMI I FUNDIT:

Renditja e re e FIFA-s: Kosova ngjitet në pozitë rekord, Shqipëria e 66-ta – Brazili ‘rrëzon’ Belgjikën nga froni

Renditja e re e FIFA-s: Kosova ngjitet në pozitë rekord, Shqipëria e 66-ta – Brazili ‘rrëzon’ Belgjikën nga froni

Sot (e enjte) është publikuar lista më e re dhe më e përditësuar e FIFA-s me renditjen e ekipeve kombëtare, pas ndeshje garuese dhe miqësore të muajit mars.

Nesër pritet të hidhet shorti për Kupën e Botës “Katar 2022” dhe ekipet kombëtare tashmë kanë mësuar renditjen e tyre në ranglistën e FIFA-s.


‘Top 10’ kësaj radhe ka pësuar ndryshime me Kombëtaren e Brazilit që ngjitet në vendin e parë Brazili, duke zhvendosur Belgjikën në pozitën e dytë, ndërsa ndryshimi tjetër është hyrja e Meksikës në dhjetëshe, duke e lënë Danimarkën jashtë.

Top 10 kombëtaret botërore në ranglistën e FIFA-s

Ndeshjet e marsit kanë qenë pozitive për Përfaqësuesen e Kosovës, e cila ka marrë një fitore 5-0 ndaj Burkina Fasos dhe një barazim 1-1 me Zvicrën.

Kjo ka bërë që Dardanët të ngritën në një pozitë rekord, duke zënë vendin e 107-të me 1173.9 pikë.

Pozita më e mirë e Kosovës ndonjëherë ishte në muajin shtator të vitit 2021 dhe në muajin shkurt të 2022, pasi renditej në vendin e 109-të.

Për dallim nga Kosova, Kombëtarja e Shqipërisë ka humbur një pozitë nga renditja e muajit shkurt, pas humbjes 2-1 nga Spanja dhe barazimit 0-0 me Gjeorgjinë në muajin mars.

Kombëtarja Shqiptare në renditjen e re të FIFA-s zë vendin e 66-të me 1371.86 pikë, ndërsa në muajin shkurt pati 1374.98 pikë në vendin e 65-të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Premier League
Kalo në kategori