LAJMI I FUNDIT:

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker nuk përmbahen në tapetin e kuq të “Oscars” duke bërë gjeste intime me njëri-tjetrin

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker nuk përmbahen në tapetin e kuq të “Oscars” duke bërë gjeste intime me njëri-tjetrin

Ata kanë shfaqur dashurinë e tyre për më shumë se një vit tani pasi duan që bota të dijë se janë marrëzisht të dashuruar dhe duket se nuk po e ngadalësojnë shpejtësinë.

Në mbrëmjen e çmimeve “Oscars”, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker dukeshin mjaft intimë teksa nuk mund të mbanin duart – apo gjuhën – larg njëri-tjetrit gjatë gjithë mbrëmjes.


Teksa mbërritën në tapetin e kuq të ndarjes së çmimeve “Oscar” – ku bateristi 46-vjeçar performoi në skenë – ata shkëmbyen një puthje me gjuhë, shkruan DailyMail.

Më pas, në festën e “Oscars” të “Vanity Fair”, ai nuk ngurroi të prekte prapanicën e 42-vjeçares, ndërsa ajo buzëqeshte me gëzim.

Fansat me sy të mprehtë vërejnë detaje që i bëjnë të mendojnë se skandali i Will Smithit në "Oscars" ishte inskenim
Lexo po ashtu Fansat me sy të mprehtë vërejnë detaje që i bëjnë të mendojnë se skandali i Will Smithit në "Oscars" ishte inskenim

Kourtney ishte veshur me një fustan nga “Dolce & Gabbana” për eventin e “Vanity Fair” të mbajtur në qendrën e mrekullueshme “Wallis Annenberg” për Artet Performuese në Beverly Hills.

Mbi pjesën e sipërme kishte dantella të zezë me material argjendi me shkëlqim. Fundi kishte dantellë të zezë mbi një material bezhë saten pasi fustani tregonte grisje të lehta aty-këtu.

Kardashian i kishte lënë flokët e saj të zinj në valë të lirshme, pasi i kishte kryesisht të lagura për të marrë formën perfektë.

Ndërkohë ylli i muzikës ‘rock’, Travis Barker – i cili dikur ishte martuar me modelen Shanna Moakler – kishte veshur një pallto të zezë me një këmishë të bardhë të pastër.

Edhe pse shumë nga motrat Kardashian-Jenner kanë marrë pjesë në pas-ndeja të “Oscars”, Kourtney është e para që ka shkuar në tapetin e kuq dhe ka marrë pjesë në ceremoninë aktuale të “Oscars”.

Çifti nuk mund ta mbanin gojën apo gjuhën për veten e tyre, teksa u paraqitën në tapetin e kuq të gala mbrëmjes së mbajtur në Teatrin “Dolby” në Hollywood të dielën në mbrëmje.

Kourtney nxori gjuhën jashtë, ndërsa dy yjet shijuan puthjen plot pasion në gala-mbrëmjen. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet

I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet

Magazina
Fero dhe Arbenita Ismajli në pushime së bashku?

Fero dhe Arbenita Ismajli në pushime së bashku?

Magazina
Sabri Fejzullahu i bën një dedikim Adelina Ismailit: Të mbajta për dore që 7 vjeçe, ti ke thyer rregulla e tabu

Sabri Fejzullahu i bën një dedikim Adelina Ismailit: Të mbajta për dore që 7 vjeçe, ti ke thyer rregulla e tabu

Magazina
Diva shqiptare, Adelina Ismaili po i rikthehet muzikës pas shumë viteve

Diva shqiptare, Adelina Ismaili po i rikthehet muzikës pas shumë viteve

Magazina
Aulona Musta: Ilir Shaqiri, Luiz Ejlli dhe Egla Ceno mund të jenë pjesë në sezonin e katërt të Big Brother VIP Albania

Aulona Musta: Ilir Shaqiri, Luiz Ejlli dhe Egla Ceno mund të jenë pjesë në sezonin e katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
U tha se ka kryer marrëdhënie me Ilnisën brenda Big Brother, flet Meriton Mjekiqi

U tha se ka kryer marrëdhënie me Ilnisën brenda Big Brother, flet Meriton Mjekiqi

Magazina
Kalo në kategori