LAJMI I FUNDIT:

Fansat me sy të mprehtë vërejnë detaje që i bëjnë të mendojnë se skandali i Will Smithit në “Oscars” ishte inskenim

Fansat me sy të mprehtë vërejnë detaje që i bëjnë të mendojnë se skandali i Will Smithit në “Oscars” ishte inskenim

Fansat e “Oscars” me sy të mprehtë janë të bindur se momenti kur Will Smith goditi me shuplakë Aktorin e komedisë Chris Rock për një shaka që ai bëri për gruan e tij Jada Pinkett Smith në skenë.

Aktori, 53 vjeç, tronditi shikuesit kur u fut në skenë dhe goditi humoristin me shuplakë pasi ai tha me shaka tha se prerja e flokëve të gruas së Willit e bënte atë të dukej si G.I. Jane.


Por pasi kanë parë pamjet e ngadalësuara të momentit të tensionuar, disa përdorues të rrjeteve sociale po këmbëngulin se incidenti ishte improvizim, shkruan DailyMail.

Një shikues i shfaqjes supozoi se fakti që Chris dukej sikur po tërhiqej pak para se të merrte shuplakën nga Smith, të bën të mendosh se mund të ishte një rreng.

Will Smith shfrytëzoi fjalimin e tij pas marrjes së çmimit 'Aktori më i mirë' për të kërkuar falje për skandalin që shkaktoi në "Oscars 2022"
Lexo po ashtu Will Smith shfrytëzoi fjalimin e tij pas marrjes së çmimit 'Aktori më i mirë' për të kërkuar falje për skandalin që shkaktoi në "Oscars 2022"

“Chris Rock duke u bërë gati për atë që ai e di se do të vijë”, shkroi fansi në Twitter.

“Aktorët, veçanërisht aktorët e aksionit si Will Smith, dinë të godasin me grusht (ose shuplakë) Kjo ishte vetëm një skenë”, shkroi një tjetër.

Një tjetër tha: “Will Smith dhe Chris Rock mbaruan punën e dekadës. Imagjinoni të besoni se kjo ishte e vërtetë”.

Një i katërt komentoi duke shkruar: “Megjithatë ishte e rrejshme. Will Smith nuk do ta kishte goditur me të vërtetë Chris Rock-un në atë mënyrë në një transmetim direkt. Nëse shikoni me vëmendje në lëvizje të ngadaltë, Chris u përgatit për shuplakën para se të vinte. Ata ndoshta janë paguar mirë për këtë”.

Pas 30 vitesh karrierë, Will Smith më në fund arrin të fitojë çmimin "Oscar" për aktorin më të mirë
Lexo po ashtu Pas 30 vitesh karrierë, Will Smith më në fund arrin të fitojë çmimin "Oscar" për aktorin më të mirë

Një përdorues tjetër tha: “E gjithë gjëja e Will Smithit më dukej pak e inskenuar • Chris Rock [i përkulur] në pritje të shuplakës • Will Smiths buzëqeshi duke u kthyer në vendin e tij pas ‘shuplakës’ • Shuplaka në vetvete nuk ishte madje duket sikur ka zbritur me të vërtetë”.

Një shikues shtoi: “Mendoni se shuplaka ishte e vërtetë, por ende e inskenuar/planifikuar. Chris Rock në thelb nuk pati asnjë reagim dhe menjëherë tha se ky është momenti më i madh i ‘Oscar’-it”.

Një tjetër shkroi: “Fiaskoja e ‘Oscars’ midis Will Smith dhe Chris Rock u organizua për të marrë vlerësimin për vitin e ardhshëm, por ende askush nuk e shikoi këtë vit dhe askush nuk do ta shikojë as vitin e ardhshëm”.

Ndërkohë, Will bëri shaka për goditjen me shuplakë të Chris-it teksa ai po festonte me familjen e tij në pas-ndejën e “Oscars”.

Menjëherë pasi ai tronditi edicionin e 94-të të ndarjes së çmimeve “Oscars”, Will shtoi një koment në postimin e tij në Instagram, duke u tallur me fjalinë: “Nuk mund të ftoni askund njerëz nga Philly ose Baltimore”.

Me këtë ai iu referua vendlindjes së tij në Filadelfia, Pensilvani dhe gruas së tij në Baltimore, Maryland.

Will Smith arriti që të fitojë çmimin “Aktori më i mirë” në “Oscars”, pas një karriere të bujshme 30-vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Kalo në kategori