LAJMI I FUNDIT:

Will Smith shfrytëzoi fjalimin e tij pas marrjes së çmimit ‘Aktori më i mirë’ për të kërkuar falje për skandalin që shkaktoi në “Oscars 2022”

Will Smith shfrytëzoi fjalimin e tij pas marrjes së çmimit ‘Aktori më i mirë’ për të kërkuar falje për skandalin që shkaktoi në “Oscars 2022”

Will Smith përdori fjalimin e tij të pranimit të çmimit “Oscar” për të mbrojtur një skandal që shkaktoi në skenë, pasi ai goditi komedianin Chris Rock me shuplakë, pasi ky i fundit bërë një shaka duke ia përmendur gruan e tij.

Smith të dielën fitoi çmimin “Aktori më i mirë” në “Oscars 2022” për rolin e Richard Williams, babait të tenisteve Serena dhe Venu Williams në filmin “King Richard”, shkruan DailyMail.


Aktori e hapi fjalimin e tij me një mbrojtje emocionale të sulmit të tij ndaj Rockut, i cili u tall me flokët e shkurtra të gruas së tij Pinkett Smith, e cila vuan nga një gjendje mjekësore që shkakton rënie të flokëve.

“Richard Williams ishte një mbrojtës i ashpër i familjes së tij”, tha Smith në fjalët e tij të para pas marrjes së trofeut. Ai vazhdoi: “Unë jam thirrur në jetën time që t’i dua njerëzit dhe t’i mbroj njerëzit dhe të jem një lumë për njerëzit e mi”.

Will Smith shkakton skandal në "Oscars", gjuan me shuplakë komedianin Chris Rock pasi ai ia përmend gruan në skenë
Lexo po ashtu Will Smith shkakton skandal në "Oscars", gjuan me shuplakë komedianin Chris Rock pasi ai ia përmend gruan në skenë

Smith vazhdoi të kërkoi një falje të pjesshme me lot për shpërthimin e tij emocional, por nuk i kërkoi falje Rockut. “Dua t’i kërkoj falje Akademisë, dua t’u kërkoj falje të gjithë kolegëve të mi të nominuar. Ky është një moment i bukur”, tha ai.

“Arti imiton jetën. Dukem si babai i çmendur”, tha Smith. “Por dashuria do t’ju bëjë të bëni gjëra të çmendura”.

Të dielën vonë, Policia e LOs Angelesit lëshoi një deklaratë duke thënë se Rock nuk kishte paraqitur një raport policor kundër Smithit, por se nëse ai vendos ta bëjë këtë, policia do të hetojë rastin.

“Subjektet hetimore të policisë janë në dijeni të një incidenti mes dy individëve gjatë programit të çmimeve ‘Oscars’”, thuhet në deklaratë. “Incidenti përfshiu një individ që goditi një tjetër me shuplakë”.

Pas 30 vitesh karrierë, Will Smith më në fund arrin të fitojë çmimin "Oscar" për aktorin më të mirë
Lexo po ashtu Pas 30 vitesh karrierë, Will Smith më në fund arrin të fitojë çmimin "Oscar" për aktorin më të mirë

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse Akademia do ta penalizonte Smithin në ndonjë mënyrë për shpërthimin e tij.

Incidenti me shuplakë ndodhi pasi Rock bëri shaka për prerjen e flokëve gruas së Willit, Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia. Skena tronditëse, e transmetuar drejtpërdrejt në të gjithë botën, la në shok audiencën e drejtpërdrejtë në Teatrin “Dolby” dhe shikuesit nga televisioni.

Pasi Smith doli në skenë dhe goditi Rockun me shuplakën e djathtë, Rocku u lëkund dhe bërtiti ‘”Wow, Will Smith sapo më gjuajte”.

Smith, dukshëm i emocionuar, u kthye në vendin e tij në audiencë dhe bërtiti: “Mbaje emrin e gruas sime nga goja jote”.

Lista e plotë e fituesve të çmimeve "Oscars 2022"
Lexo po ashtu Lista e plotë e fituesve të çmimeve "Oscars 2022"

Transmetimi u ndërpre në pjesën më të madhe të ShBA-së (mundësuar nga zona kohore), por u transmetua plotësisht në disa audienca ndërkombëtare.

Smith dukej se u ofendua për një gënjeshtër që Rock bëri për prerjen e shkurtër të flokëve të Pinkett Smith.

Pasi u godit me shuplakë, Rock u shfaq i tronditur teksa përpiqej të rifillonte prezantimin e kategorisë së filmit “Dokumentari më i mirë” – për çka edhe ishte ftuar në skenë.

“Ajo ishte nata më e madhe në historinë e televizionit”, tha Rock, përpara se të kthehej në mënyrë të sikletshme në prezantimin e çmimit “Dokumentari më i mirë”, i cili shkoi për dokumentarin “Summer of Soul”.

Pas shpërthimit të tij emocional, Smith u pa duke u ngushëlluar nga Denzel Washington dhe aktori dhe producenti Tyler Perry.

Bradley Cooper gjithashtu e tërhoqi Smithin mënjanë dhe u pa në një bisedë të ngushtë me të.

Smith, i cili luan rolin e babait të Venusit dhe Serena Williamsit në “King Richard”, më vonë në shfaqje fitoi “Oscar”-in e tij të parë në karrierë.

Kjo do të thoshte se Smith doli përsëri në skenë menjëherë pas atij që dukej se ishte një nga momentet më famëkeqe në historinë e “Oscars”.

Fjalimi i pranimit të çmimit nga Smith u lëkund midis mbrojtjes dhe faljes.

“Richard Williams ishte një mbrojtës i ashpër i familjes së tij”, tha Smith në fjalët e tij të para. “Në këtë kohë të jetës sime, në këtë moment jam i mbingarkuar nga ajo që Zoti po më thërret të bëj”.

Ai vazhdoi duke thënë: “Unë jam thirrur në jetën time që t’i dua njerëzit dhe t’i mbroj njerëzit dhe të jem një lumë për njerëzit e mi”.

Në fund të fundit, Smith i kërkoi falje akademisë dhe kolegëve të tij të nominuar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori