LAJMI I FUNDIT:

Pas 30 vitesh karrierë, Will Smith më në fund arrin të fitojë çmimin “Oscar” për aktorin më të mirë

Pas 30 vitesh karrierë, Will Smith më në fund arrin të fitojë çmimin “Oscar” për aktorin më të mirë

Aktori Will Smith ka qenë kryefjala e mbrëmjes në “Oscars 2022”.

Ai kërkoi falje mes lotësh pasi fitoi çmimin “Aktori më i mirë” pas një grindjeje të shëmtuar fizike me komedianin Chris Rock për një shaka që ai bëri në lidhje me gruan e tij, Jada Pinkett Smith.


Aktori 53-vjeçar fitoi nderin për punën e tij në filmin “King Richard” ku luan rolin e babait të tenisteve kampione, Venus dhe Serena Williams, shkruan DailyMail.

Ai fitoi çmimin vetëm pak minuta pasi sherri i tij në skenë me komedianin 57-vjeçar u bë viral.

Will Smith shkakton skandal në "Oscars", gjuan me shuplakë komedianin Chris Rock pasi ai ia përmend gruan në skenë
Lexo po ashtu Will Smith shkakton skandal në "Oscars", gjuan me shuplakë komedianin Chris Rock pasi ai ia përmend gruan në skenë

Smith mundi aktorët Javier Bardem (Being the Ricardos), Benedict Cumberbatch (The Power of the Dog), Andrew Garfield (tik-tak, tik-tak… BOOM!), dhe Denzel Washington (The Tragedy of Macbeth).

Will Smith fiton çmimin ‘Aktori më i mirë’ në “Oscars 2022” (Foto: Getty Images)

Artisti Will Smith përndryshe ka një karrierë 30-vjeçare në film dhe ka qenë gjithsej tri herë i nominuar për “Oscars”.

"CODA" shpallet filmi më i mirë i vitit në "Oscars 2022"
Lexo po ashtu "CODA" shpallet filmi më i mirë i vitit në "Oscars 2022"

Në të kaluarën ai është nominuar për rolet e tij të suksesshme në filmat “Ali” dhe “The Pursuit of Happyness”, por nuk ka fituar.

Ai kishte akuzuar vite më parë Akademinë e Filmave për racizëm, duke thënë se ngjyra e lëkurës së tij, kishte ndikuar që ai të mos fitonte një çmim “Oscar”. /Telegrafi/

Will Smith fiton çmimin ‘Aktori më i mirë’ në “Oscars 2022” (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Kalo në kategori