LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri izraelit, Bennett: Izraeli qëndron i palëkundur me popullin e Ukrainës

Kryeministri izraelit, Bennett: Izraeli qëndron i palëkundur me popullin e Ukrainës

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett thotë se Izraeli qëndron i palëkundur me Ukrainën.

Izraelitët kanë ngritur një spital fushor në Ukrainë për t’u kujdesur për të plagosurit, raporton cnn.


Gjithashtu po bën ç’është e mundur për të ndihmuar në dhënien fund të kësaj lufte.

Kështu pohoi Bennett në një konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken në Jerusalem.

“Sa i përket luftës në Ukrainë, Izraeli qëndron i palëkundur me popullin e Ukrainës dhe do të vazhdojë përpjekjet tona për të ndihmuar në uljen e vuajtjeve dhe përfundimin e gjakderdhjes. Ne kemi dërguar tashmë ekipet tona të larta mjekësore për të ngritur spitalin më të avancuar në terren brenda Ukrainës në anën perëndimore”, pohoi ai.

“Më është raportuar se ata tashmë janë kujdesur dhe trajtuar mbi 500 pacientë. Në këtë moment, pikërisht në këtë moment, mjekët dhe infermierët po rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar jetën e njerëzve në nevojë”, tha izraeliti.

“Jam krenar për atë që po bën Izraeli. Dhe sigurisht ne po bëjmë atë që mundemi kur na kërkohet të kontribuojmë në përpjekjet për t’i dhënë fund kësaj lufte. Ne e bëjmë këtë duke ruajtur një koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe me partnerët tanë evropianë”, përfundoi Bennett. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Pasagjerët u larguan të hutuar dhe të lagur gjatë fluturimit 4 orësh për në New York

Pasagjerët u larguan të hutuar dhe të lagur gjatë fluturimit 4 orësh për në New York

Amerika
Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Azia
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Azia
Kalo në kategori