LAJMI I FUNDIT:

Rritja e çmimeve – Haradinaj, Kurtit: A je në tokë të bukës?

Rritja e çmimeve – Haradinaj, Kurtit: A je në tokë të bukës?
Fot

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas rritjes së çmimeve në vend, ndërsa ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, të veprojë ose të lëshojë rrugë.

Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se matrapazët po e godasin popullin.


Nga 1.60 sa ishte, sot një litër vaj po shitet rreth 4 euro
Lexo po ashtu Nga 1.60 sa ishte, sot një litër vaj po shitet rreth 4 euro

Lexoni të plotë postimin e Haradinajt:

Vepro ose lësho rrugë Albin Kurti

A je në tokë të bukës o Albin Kurti. Kush është ka ta saboton shtetin?!  A po sheh se matrapazët po ta godasin popullin.

Një litër vaj brenda natës po të shtrenjtohet gati dyfish!

A je edhe ti pjesë e këtij skenari, apo je shndërruar në “komisar për moral”!

Zgjohu o Kryeministër e kryje detyrën që ta ka dhënë populli, ose lësho rrugë. A po e sheh se është ka soset durimi!. /Telegrafi/