LAJMI I FUNDIT:

‘Vyshyvanka’ e Mbretëreshës Letizia dërgon një mesazh të fuqishëm për Ukrainën

‘Vyshyvanka’ e Mbretëreshës Letizia dërgon një mesazh të fuqishëm për Ukrainën
profimedia

Mbretëresha spanjolle Letizia është shfaqur së fundmi në një ceremoni në Madrid, me veshje që tërhoqi vëmendjen e mbarë botës

Çdo vit, Shoqata Mútua Madrileña shpërblen organizatat jofitimprurëse dhe individët që përdorin lëvizjet e tyre për të ndërtuar një botë më të mirë për grupet e rrezikuara, transmeton Telegrafi.


Ishte një mundësi ideale për mbretëreshën e bukur për të treguar qëndrimin e saj për luftën në Ukrainë.

Kjo është arsyeja pse ajo erdhi në ceremoni me një bluzë tradicionale ukrainase me qëndisje dhe tregoi se i mbështet njerëzit që po vuajnë në atë vend.

Krahas pantallonave dhe takave të zeza, mbretëresha kishte veshur një këmishë të qëndisur, siç quhet kjo bluzë tradicionale ukrainase, transmeton “Vogue”.

‘Vyshyvanka’ është pjesë e kulturës ukrainase për shekuj të tërë dhe ka një histori të pasur. Kjo bluzë është gjithashtu specifike sepse përfshin disa teknika të ndryshme të përpunimit të fijeve që pasqyrojnë rajone, qytete dhe madje edhe familje të ndryshme në Ukrainë.

Ndonjëherë qëndisja mund të nënkuptojë shëndet, lumturi, dhe për disa pjesë, qëndisja zgjat me javë apo edhe muaj. ‘Vyshyvanka’ është aq e rrënjosur në kulturën ukrainase saqë ka edhe një ditë që i është kushtuar asaj, dhe ajo është 19 maji.

E veshur me këtë bluzë, mbretëresha Letizia bëri homazhe për njerëzit e vuajtur, por edhe për kulturën dhe traditën e tyre. /Telegrafi/

GettyImages

Në trend Femra

Më shumë
Fustane të përsosura për dasma: Dy ngjyra janë veçanërisht moderne dhe dekolteja po rikthehet gjithashtu

Fustane të përsosura për dasma: Dy ngjyra janë veçanërisht moderne dhe dekolteja po rikthehet gjithashtu

Moda
‘Skuqja e perëndimit’: Tendenca më e lezetshme e grimit

‘Skuqja e perëndimit’: Tendenca më e lezetshme e grimit

Grim
Si të vishni pantallonat e bardha këtë pranverë dhe verë dhe ta bëni dukjen aktuale dhe të sofistikuar?

Si të vishni pantallonat e bardha këtë pranverë dhe verë dhe ta bëni dukjen aktuale dhe të sofistikuar?

Keshilla Modë
Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi

Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi

Shtatzëna
A është normale të shtosh në peshë gjatë ciklit menstrual? Ja çfarë duhet të dini!

A është normale të shtosh në peshë gjatë ciklit menstrual? Ja çfarë duhet të dini!

Femra
Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri

Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri

Femra
Kalo në kategori