ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Në Met Gala të këtij viti ndër të tjera erdhi edhe sipërmarrësja indiane Mona Patel.

Ajo kishte veshur një krijim të stilistit holandez Iris Van Herpen, për të cilin shumë e quajtën si zonja e veshur më mirë në ceremoninë e mbrëmshme.


Fustani që ka veshur ka të qepura flutura, korse dhe dantella. Me këtë Mona ka kombinuar sandalet e arta dhe shumë shpejt fotot e saj janë përhapur në rrjetet sociale. Shumë komentuan se nuk e dinin se kush ishte në të vërtetë Mona, por theksuan se ajo ishte veshur më së miri duke pasur parasysh kodin e veshjes.

fb7629ba 93e2 441d 8d9c 717a844f9c89

Për kujtesë, kodi zyrtar i veshjes për këtë ngjarje ishte - Kopshti i Kohës. Tema e ka marrë emrin nga një tregim i shkurtër i vitit 1962 nga shkrimtari britanik JG Ballard, i vendosur në një kopsht të mbushur me lule të tejdukshme që manipulojnë kohën.

Ndryshe, Mona është aktive edhe në rrjetet sociale ku ndiqet nga gati 50 mijë persona. /Telegrafi/