LAJMI I FUNDIT:

Nga Lampard te Terry dhe Drogba: Formacioni më i mirë i Chelsea në epokën Roman Abramovich

Nga Lampard te Terry dhe Drogba: Formacioni më i mirë i Chelsea në epokën Roman Abramovich

Periudha e oligarkut Roman Abramovich, si pronar i Chelseat po i vjen fundi pasi ai njoftoi se klubi anglez është në shitje pas problemeve me autoritetet e Britanisë së Madhe shkaku i lidhjeve të tij me presidentit rus, Vladimir Putin.

Rusi konfirmoi të mërkurën në mbrëmje se ishte i hapur për oferta, duke dhënë një deklaratë zyrtare të publikuar në faqen e Chelseat.

“Në situatën aktuale, kam marrë vendimin për të shitur klubin, pasi besoj se kjo është në interesin më të mirë të klubit, tifozëve, punonjësve, si dhe sponsorët dhe partnerët e klubit”.


“Ju lutem ta dini se ky ka qenë një vendim tepër i vështirë për t’u marrë dhe më dhemb që të ndahem me klubin në këtë mënyrë. Megjithatë, besoj se kjo është në interesin më të mirë të klubit”, ka thënë Abramovich.

Roman Abramovich me deklaratë zyrtare: Po e shes Chelsean, kjo është më e mira për klubin
Lexo po ashtu Roman Abramovich me deklaratë zyrtare: Po e shes Chelsean, kjo është më e mira për klubin

Abramovich e bleu klubin në vitin 2003 për vetëm 340 milionë funte, por ka arritur ta rikthej në njërin nga klubet me të mëdha evropiane.

Blutë kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshëm në 19 vitet e fundit dhe kanë pasur lojtarë të shumtë të klasit botëror.

Por cilët lojtarë hyjnë në 11-shen më të mirë të Chelseat në epokën e Abramovich?

Faqja GiveMeSport i është përgjigjur kësaj pyetjeje dhe ka vendosur ta zgjedh formacionin më të mirë, përcjell Telegrafi.

Kjo skuadër është thjesht jashtëzakonisht e fortë. Skuadra është aq e mirë sa vetëm dy lojtarë nga skuadra aktuale e Chelseat gjenden në 11-she: Cesar Azpilicueta dhe N’Golo Kante.

Megjithatë, nuk mungojnë emra legjendash që kanë fituar shumë trofe si John Terry, Frank Lampard dhe Didier Drogba.

Në formacion gjithashtu janë edhe Petr Cech, Ashley Cole, Claude Makelele, Eden Hazard, Ricardo Carvalo dhe Diego Costa.

Dhjetë nënshkrimet më të mira dhe dhjetë më të këqijat në gjithë epokën e Roman Abramovichit si pronar i Chelseat
Lexo po ashtu Dhjetë nënshkrimet më të mira dhe dhjetë më të këqijat në gjithë epokën e Roman Abramovichit si pronar i Chelseat

Ndër lojtarët që mungojnë por që gjithashtu kanë mundur të jenë në formacion janë: Edouard Mendy, Antonio Rudiger, Branislav Ivanovic, Michael Essien, Cesc Fabregas, Michael Ballack, Joe Cole, Arjen Robben dhe Juan Mata.

Më poshtë keni formacionin më të mirë të ‘epokës Abramovich’

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori