LAJMI I FUNDIT:

Opozita vazhdon me kritikat ndaj Qeverisë për shtrenjtimin e rrymës, thonë se vendimi i ZRRE-së mund të dërgohet në Kushtetuese

Opozita vazhdon me kritikat ndaj Qeverisë për shtrenjtimin e rrymës, thonë se vendimi i ZRRE-së mund të dërgohet në Kushtetuese
Foto: Ilustrim

Opozita ka kritikuar Qeverinë Kurti për jotransparencë në raport për procesin e dialogut, e po ashtu edhe për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë, tha se në seancën e radhës do të të diskutohet projektligji mbi vlerën e shtuar, për të cilin projektligj ai tha se, është nisë si ide e iniciativë e Bedri Hamzës.


Tahiri po ashtu ka folur edhe për çështjen e energjisë, ku tha se si grup parlamentar kanë  hapur debatin për këtë çështje ende pa u marrë vendimi nga ZRRE për shtrenjtimin e energjisë, ku edhe kanë kërkuar që rritja e çmimit të energjisë të mos ndodhë.

“Ne kemi kërkuar që ky vendim të anulohet dhe në të njëjtën kohë kemi kërkuar nga Qeveria që të gjejë zgjidhje më të përshtatshme”, tha Tahiri.

Përveç rritjes së çmimit të energjisë, Tahiri adresoi edhe rritjen e çmimeve të produkteve të ndryshme, duke filluar nga ato esenciale e për të vazhduar edhe me tjerat, duke thënë se jeta në Kosovë po bëhet e papërballueshme.

Në anën tjetër, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka bërë të ditur se vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e rrymës mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Se çfarë bën një parti opozitare, ne e kemi bërë. Kemi adresuar çështje që mendojmë se janë të rëndësishme. Ky çmim është i pakapshëm për qytetarët e Kosovës dhe ne do t’i shfrytëzojmë mekanizmat, e një prej tyre është edhe adresimi tek Gjykata Kushtetuese.”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Osmani takohet me zv.presidentin e MCC: Granti prej mbi 200 milionë euro do ta transformojë sektorin e energjisë

Osmani takohet me zv.presidentin e MCC: Granti prej mbi 200 milionë euro do ta transformojë sektorin e energjisë

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px

Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px

Melodia Px
10 arsye pse duhet të studioni në UBT!

10 arsye pse duhet të studioni në UBT!

UBT
​​Valtech blen Kin + Carta’n, kompani prezente edhe në Kosovë

​​Valtech blen Kin + Carta’n, kompani prezente edhe në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori