LAJMI I FUNDIT:

​​Valtech blen Kin + Carta’n, kompani prezente edhe në Kosovë

​​Valtech blen Kin + Carta’n, kompani prezente edhe në Kosovë

Valtech, një lider global në Inovacion Teknologjik, sot ka përfunduar edhe zyrtarisht procesin e blerjes së kompanise së specializuar në transformim digjital, me zyre edhe në Kosovë, Kin + Carta.

Ky investim strategjik, forcon pozicionin e Valtech në skenën globale si zgjidhja e parë për transformim biznesor nga klientët dhe në mes tjerash i mundëson që të mbështesë edhe më tej klientët e saj që shumë prej tyre janë pjesë e Fortune 500.


“Vizioni i Valtech ka qenë gjithnjë të bëhet kompania me influencën më të madhe, në diçka që ne e quajmë “Experience Innovation”. Blerja përbën një moment tejet të rëndësishëm për neve në drejtim të kësaj”.

“Duke sjellur eksperiencën e zgjeruar të Kin + Carta dhe listen e klientëve të saj në kompaninë tonë, ne po futemi në një epokë të re dhe jashtëzakonisht intersante për ne. Kjo nënkupton që do të vendosim edhe standard të ri në eksperienca të personalizuara dhe intelegjente, të fuqizuara nga Data dhe AI, të cilat prekin direkt jetën e njerëzve, rrisin biznese dhe ndryshojnë mënyrën sesi njerëzit përjetojnë botën”, tha Olivier Padiou, CEO i Valtech.

“Duke qenë dy kompani që kanë qëllim të njejtë, ka qenë e natyrshme që Valtech dhe Kin + Carta të bashkojnë forcat”, u shpreh Kelly Manthey, CEO e Kin + Carta.

“Me përshtatje të pastër në kulturë, kapacitete që plotësojnë njëra tjetrën, dhe vizion të njëjtë, ne do të jemi shumë më të fuqishëm së bashku. Klientët dhe partnerët tanë teknologjik do të shohin benefite të menjëhershme, shërbime të zgjeruar dhe anëtarët e ekipeve tona do të shohin mundësi të reja dhe më të mëdha për karrierë”, theksoi ajo.

Transaksioni, që kap një vlerë prej rreth 280 milionë euro, do të mundësojë që përmes kësaj blerjeje të Kin + Carta, Valtech të bëhet biznes me mbi 1 Miliard Dollarë qarkullim vjetor.

Ky në të njejtën kohë është edhe investimi më i madh i kësaj natyre i bërë nga Valtech në këtë lëmi, dhe do ta forcojë edhe më tej pozicionin e saj udhëheqës në Industrinë e Teknologjisë Informative.

Kin + Carta, që është prezente globalisht në SHBA dhe Evropë Juglindore, përfshirë Kosovë, Maqedoni e Bullgari, ku para 2 vitesh kishte kompletuar blerjen e kompanisë së suksesshme Kosovare – Frakton dhe kompanisë bullgare-Melon, dhe rrjedhimisht tani do të rrisin numrin total të ekspertëve të Valtech në mbi 8,000 njerëz gjithandej botës.

Valtech, që ka prezencë globale poashtu në 23 shtete, dhe punon me brende të njohura si L’Oreal, LVMH, Mars, P&G, Volkswagen, dhe Dolby, tani do të shtyjë para në mënyrë edhe më të fuqishme kapacitetet e saja të transformimit digjital, inovacionit dhe ekselencës.